Do hapen dosjet? Ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi nuk mungon të bëjë parapritë me legjendën e "dosjeve të zhdukura"
Sa herë që në Shqipëri hapetr çështja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, do të shfaqet Fatos Klosi. Përherë me terma relativizues, gati nihilistë për rëndësinë e hapjes së dosjev, ish-kreu i Shërbimit Informativ e ka kryefjalë të prononcimeve të veta se “dosjet janë zhdukur”, ose “asgjë nuk do të ndodhë”. Nuk mund të mungonte as kësaj radhe, kur me një prononcim për gazetën “Sot”, Klosi, që ka fituar një si lloj ndjesie prej menaxheri për sekretet e shtetit, ka dalë e ka përsëritur të njëjtën gjë:
“Nuk do hapen të gjitha dosjet, por vetëm për ato që do kërkohen të hapen. Tek Autoriteti do paraqiten njerëz që janë të interesuar të hapin dosjen e vet. P.sh, një person që dyshon se ka pasur një dosje dhe që sigurimi e ka ndjekur, do kërkojë të dijë çfarë ka bërë me të. Aty brenda do ketë të thënat dhe të bërat që Sigurimi dinte për atë njeri. Nuk kanë pasur dosje të gjithë pushtetarët, pasi shumica e tyre kanë qenë fëmijë të vegjël. Shumë pak kanë mbetur ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit. Nuk ia vlen të diskutohet pas 25 vitesh ka apo nuk ka në politikë bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ka pasur edhe ndonjë spiun që ka bashkëpunuar me UDB jugosllave. Një person shkon te komisioni dhe pyet nëse ka dosje dhe anëtarët do i thonë “hajde pas një jave”. Do i verifikojnë në arkivë dhe do i thonë, “po ke pasur dosje”. Do i thonë “hajde në këtë datë” dhe do ulen për të parë dosjen”, u shpreh Klosi.
Po pse vallë ka kaq rezistencë ndaj hapjes së dosjeve kur atu nuk paska asgjë? Ndoshta Klosi mund të japë një përgjigje, meqë e ka merak këtë pjesë. Ligji ka hyrë në fuqi, ka një autoritet që mirë apo keq do të bëjë një punë, disa gjëra do lëvizen, do prishen disa rehati. Ku qëndron atëherë shqetësimi i ish-shefit të SHISH? I cili thotë se Gazidede ka asgjësuar dosje të pushtetarëve të PD-së. Cilat dosje z. Klosi? Ja një pyetje për të cilën mund të përgjigjet ky apologjet shëtitës dosjesh, të cilat edhe janë asgjëruar, por edhe nuk është mirë të hapen. Është mëse e qartë tashmë se sekreti në ato dosje, është një sekret pushteti dhe as ka të bëjë me interesat e shoqërisë shqiptare që është dënuar të dëgjojë leksionet e këtij njeriu apo edhe bilbilfryrësit e Parlamentit kur dalin e flasin për koromanen, penicilën, holtën, e kështu me radhë.
Comments
Fitoi prape shukriu
E fundit fare, fitoi perseri kandidati i majte ne Kolonje, a ka me vend per tjeter alternative ne Shqiperi apo vetem keta pallat e Edi Rames?
Une per vete e kam nda mendjen, skam ce dua kete Shqiperi te mjere e te dhjere nga Komunistet, Ata qe "na sollen lirine", na "udhehoqen nga fitorja ne fitorje" per 50 vjet, na sollen "demokracine", e bene Shqiperine "fanar ndricues" per Evropen keto 25 vjet, dhe se fundmi ne haremin e rilindjes e bene shqiperine "kampione te demokracise" dhe "mendjendriturit" e rilindjes e bene edhe "fanar ndricues" te ShBA-ve. Paret e Botes do te "derdhen lume" se bashku me "kanabisin" qe po e "begaton" kete komb! Per mua nuk ka me vend ne kete vend, po zhdukem dhe mos jua pafsha surratin as ne Ferr!
Add new comment