Artan Gaçi
SPAK vë nën sekuestro investimin strategjik të Artan Gaçit
Prokuroria e Posaçme SPAK ka vënë nën sekuestro 5512 m2 truall në zonën e Palasës në Himarë, e cila i është dhënë ish-deputetit socialist Artan Gaçi, në cilësinë e investitorit strategjik.
Trualli mbi të cilin po ndërtohet një resort turistik është tashmë nën sekuestro preventive, pasi bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme është nën hetim për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.
Hetimi lidhur me pronën vjen pas kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Belerit, ndaj Artan Gaçit dhe kryetarit në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.
Gaçi justifikon elementët me rekorde kriminale në PS: “Të fortët” i futëm të përballeshin me të fortët e PD-së
Lufta për të marrë shumicën në Kuvend është bërë mes të fortëve. Të paktën kështu pretendon Artan Gaçi, deputeti socialist i Tiranës. Gjatë një interviste për “Panorama” ai justifikon përfshirjen e elementëve me rekorde kriminale në PS me nevojën për t’u përballur me të fortët e PD-së, që në tre zgjedhjet e fundit kanë manipuluar dhe vjedhur votat e socialistëve. Gaçi thekson se në 2013 socialistët nuk mund të rrezikonin dhe të thoshim se serish iu vodhën votat. “Unë e kam bindje se nuk do të ekzistonte më opozita nëse populli na votonte dhe bandat tjetërsonin votën.