Gaçi justifikon elementët me rekorde kriminale në PS: “Të fortët” i futëm të përballeshin me të fortët e PD-së
Lufta për të marrë shumicën në Kuvend është bërë mes të fortëve. Të paktën kështu pretendon Artan Gaçi, deputeti socialist i Tiranës. Gjatë një interviste për “Panorama” ai justifikon përfshirjen e elementëve me rekorde kriminale në PS me nevojën për t’u përballur me të fortët e PD-së, që në tre zgjedhjet e fundit kanë manipuluar dhe vjedhur votat e socialistëve. Gaçi thekson se në 2013 socialistët nuk mund të rrezikonin dhe të thoshim se serish iu vodhën votat. “Unë e kam bindje se nuk do të ekzistonte më opozita nëse populli na votonte dhe bandat tjetërsonin votën. Këtu luheshin fatet e venditdhe jo ato të Partisë Socialiste. Imagjinoni se çfarë dite do të ishte nëse më 24 qershor 2013 fitues do të shpallej Sali Berisha?! Çfarë drame do të ishte për shqiptarët?! Ne do ta lejonim këtë rrënim të mëtejshëm të vendit?! Atëherë për të mbrojtur votën që hidhej për Partinë Socialiste, ne kontaktuam njerëzit më influentë në komunitetet e tyre për të ruajtur votën. Na duheshin njerëzit që i rezistonin presionit dhe kërcënimeve të banditëve të PD-së” thote Gaçi gjatë intervistës në “Panorama”.
Add new comment