Anila Omari
“Fëmijët nuk e pëlqejnë gjuhën shqipe, zgjedhin anglishten”
Gjuhëtarja Anila Omari thotë se ka nevojë për një reformim të metodikës së mësimdhënies së gjuhës shqipe, e cila sipas saj po lihet në hije nga anglishtja. Sipas Omarit, rolin më të madh në këtë drejtim duhet ta luajë shkolla.
Për përvetësimin e gjuhës standarde, është shkolla që ka rol kryesor.
Do një ndërmarrje nga të katër anët, shoqëria dhe shteti, por në radhë të parë merr synim te shkolla, probleme ka në lëndën e gjuhës, por edhe nga lëndët e tjera, dëgjohen shumë ankesa, që nuk arrijnë ta përvetësojnë mirë nxënësit.