“Fëmijët nuk e pëlqejnë gjuhën shqipe, zgjedhin anglishten”  

Postuar në 20 Shkurt, 2024 23:32

Gjuhëtarja Anila Omari thotë se ka nevojë për një reformim të metodikës së mësimdhënies së gjuhës shqipe, e cila sipas saj po lihet në hije nga anglishtja. Sipas Omarit, rolin më të madh në këtë drejtim duhet ta luajë shkolla.  

Për përvetësimin e gjuhës standarde, është shkolla që ka rol kryesor.

Do një ndërmarrje nga të katër anët, shoqëria dhe shteti, por në radhë të parë merr synim te shkolla, probleme ka në lëndën e gjuhës, por edhe nga lëndët e tjera, dëgjohen shumë ankesa, që nuk arrijnë ta përvetësojnë mirë nxënësit.

Për gjuhën duket dhe nga niveli i studentëve që nga viti në vit, vjen në rënie. Nuk e pëlqejnë lëndën e gjuhës shqipe, ndërkohë që anglishten e kanë shumë qejf.

Dhe e gjitha kjo ka të bëjë me metodën e mësimdhënies, ndërkohë që gjuha angleze ka një metodikë që përvetësohet më shpejt.

Thjesht duhen mësuar disa rregulla në mënyrë të përshtatshme për ta. Sa më pak rregulla gramatikore, por që të dalin në pah ato mënyra që i kanë që me qumështin e nënës.

Omari thotë se shqipja si të gjitha gjuhët është në ndryshim dhe nuk mund t’i shmanget tërësisht ndikimit që sjell mbi të globalizmi. Por shkolla duhet të luajë në njëfarë mënyre rolin e gardianit, duke kufizuar përdorimin e huazimeve të panevojshme.  

Ka huazime të domosdoshme që nuk i zëvendëson dot me fjalët tona, por dhe huazime luksi. Standardi i shqipes ka ndryshuar aq shumë, sa nuk është më ai i viteve ‘70-të.

Gjuha që përdoret përditë po ndryshon shumë, standard është gjuha letrare, gjuha e shkruar, gjuha e folur. Gjuha ka ndryshuar shumë.

Me globalizimin gjuha po ndryshon shumë shpejt dhe duket sikur po e humbasim gjuhën, por fjalët e reja, e zëvendësojnë në fakt shqipen.

Brezi i ri nuk e përjeton këtë gjë, mëson atë nivel të gjuhës që është e kohës së tij, nuk i bën përshtypje që ekziston kjo fjalë e re.

E mira është që të ruajmë sa më shumë nga origjinali i shqipes. Se duke e zëvendësuar kështu pak nga pak, humbasin ato vlera që i humbasin identitetin gjuhën shqipe.

Huazimet janë të pashmangshme, nëse do futet një fjalë me brumin e shqipes, dhe kjo tek gjuhët nuk ka shumë sukses.

Qasja duhet të jetë te shkolla, duke ditur mirë gjuhën amtare, e përballon më mirë ndërhyrjen e gjuhëve të tjera, si anglishtja. Është si një sulm ndaj gjuhës amtare.

Shumë keqkuptime të fjalëve të reja, vjen nga mos ditja e mirë e gjuhës shqipe.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Armiqte e kesaj gjuhe i kemi ne TV. Moderatoret e emisioneve ne keto kanale Jane ne gare me njeri-tjetrin se kush e kush do te fuse fjale angleze ne te foluren e tij.
Me trurin e tyre, Amerika eshte komshija e vilava te tyre dhe cdo mengjes keta fodulla kur gdhihen thone: " Good morning America".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.