antiinformalitet
Aksioni antiinformalitet, bizneset heqin tabelat e reklamimit
Disa nga dyqanet në rrugë të ndryshme të Tiranës kanë hequr nga “koka” e tyre reklamat me emrin e markës apo emërtimin përkatës, shkruan “Monitor”. Në rast se, me nisjen e aksionit antiinformalitet, rrugët kryesore të kryeqytetit panë një mbyllje masive të dyqaneve, një fenomen i cili duket se po zëvendëson këtë të parin, është heqja e reklamave të dyqaneve. Të kontaktuar nga “Monitor” ata kanë shpjeguar se heqja e reklamës së tyre bëhet pasi mundësia për të përballuar taksën për të, është më e ulët tashmë që janë pajisur me kasa fiskale.
Kaos në fushatën e antiinformalitetit, mbarojnë blloqet e TVSH në zyrat e tatimeve
“Monitor”shkruan se aksioni Antiinformalitet ka prodhuar problematika nga më të ndryshmet që kur nisi në fillim të muajit duke vënë në vështirësi administratën tatimore dhe QKR për të përballuar flukset e regjistrimit. Por askujt nuk i kishte shkuar mendja se drejtoritë rajonale të tatimeve nuk do të mund të bënin furnizime të rregullta me blloqet e faturave të TVSH-së. Sipas “Monitor” bizneset në kushtet e konfidencailitetit pohuan se, dje nuk kanë mundur të pajisen me blloqet e faturave të TVSH pranë degëve të tatimeve, në Tiranë.
Aksioni antiinformalitet, çoroditen bizneset nga paqartësitë
Vrulli i aksionit antiinformalitet, deri tek deklaratat ekstreme të kryeministrit se kjo është luftë, i kanë çoroditur jo pak bizneset. Në një shkrim të botuar nga “Monitor” thuhet se këtu nuk bëhet fjalë për ato sipërmarrje, që dolën bllof dhe u detyruan të ulin qepenat, por për biznese që deri tani kanë qenë në rregull me shtetin, të cilat për shkak të natyrës së tyre specifike të biznesit, që lë shteg për interprtime ligjore, tremben se mund të bëhen pre e gjobave, apo dhe sekuestrimeve të mallit, tashmë që pritet të fillojnë kontrolle të organizauara nga e hëna.