Kaos në fushatën e antiinformalitetit, mbarojnë blloqet e TVSH në zyrat e tatimeve
“Monitor”shkruan se aksioni Antiinformalitet ka prodhuar problematika nga më të ndryshmet që kur nisi në fillim të muajit duke vënë në vështirësi administratën tatimore dhe QKR për të përballuar flukset e regjistrimit. Por askujt nuk i kishte shkuar mendja se drejtoritë rajonale të tatimeve nuk do të mund të bënin furnizime të rregullta me blloqet e faturave të TVSH-së. Sipas “Monitor” bizneset në kushtet e konfidencailitetit pohuan se, dje nuk kanë mundur të pajisen me blloqet e faturave të TVSH pranë degëve të tatimeve, në Tiranë. “Blloqet kanë mbaruar, kur të vijnë nga shtypshkronja do t’ju furnizojmë” ka qenë përgjigjja që kanë dhënë zyrat e tatimeve në degët rajonale në Tiranë. Ditët e fundit kërkesa për blloqe faturash ka qenë më e lartë se rutina e zakonshme duke i gjetur kështu zyrat e tatimeve të përgatitura për të përballuar fluksin e kërkesave. Por kjo neglizhencë ka ngrirë aktivitetin e bizneseve që janë përfshirë në TVSH. Të kontaktuar për këtë situatë nga “Monitor”, burimet zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nuk kanë qenë në dijeni të kësaj anomalie në Drejtoritë Rajonale.
Add new comment