tatimeve
Zbardhet dosja për serverin e tatimeve: Të dhënat u klonuan nga audituesit
Zbardhet vendimi i Prokurorisë për çështjen e Serverit të Tatimeve, raporton “News 24”. Prokurorët Julian Zonja dhe Antoneta Sevdarasi në materialin prej 15 faqesh kanë parashtruar të gjitha argumentet se përse kjo çështje duhet pushuar dhe përse nuk ka vepër penale për të dy kallëzimet e bëra si nga ana e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve Briseida Shehaj ashtu dhe nga ish-drejtori i IT i këtij institucioni Renald Rista. “News 24” ka arritur të sigurojë vendimin e plotë të Prokurorisë së Tiranës e cila ka vendosur në muajin qershor pushimin e çështjes.
Kaos në fushatën e antiinformalitetit, mbarojnë blloqet e TVSH në zyrat e tatimeve
“Monitor”shkruan se aksioni Antiinformalitet ka prodhuar problematika nga më të ndryshmet që kur nisi në fillim të muajit duke vënë në vështirësi administratën tatimore dhe QKR për të përballuar flukset e regjistrimit. Por askujt nuk i kishte shkuar mendja se drejtoritë rajonale të tatimeve nuk do të mund të bënin furnizime të rregullta me blloqet e faturave të TVSH-së. Sipas “Monitor” bizneset në kushtet e konfidencailitetit pohuan se, dje nuk kanë mundur të pajisen me blloqet e faturave të TVSH pranë degëve të tatimeve, në Tiranë.