mcn

Rama dhe Kurti po i nënshtrohen Erdoganit, Shqipëria dhe Kosova s’janë më të pavarura

Postuar në 11 Tetor, 2022 20:15

Eksperti për çështjet ndërkombëtare Alon Ben-Meir, në një intervistë ekskluzive për MCN tha se Shqipëria dhe Kosova kanë vënë në pikëpyetje pavarësinë e tyre si shtete, pasi Rama dhe Kurti i janë nënshtruar kërkesave të Erdogan.

Dënimi i Samir Tahirit, sukses i Prokurorisë shqiptare

Postuar në 01 Maj, 2022 14:07

Shpallja e personave “non grata” apo dhe raporti i DASH mbi zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet e qeverisjes duhet të kishin vënë në lëvizje disa struktura të drejtësisë, përfshi edhe Byronë Kombëtare të hetimit. Kështu ka deklaruar për MCN ish-kryeprokurori Arben Rakipi, teksa komenton arrestimet e fundit për çështjen e incineratorëve dhe reformën në drejtësi.

Gjukanoviç dhe Mali i Zi, nga Jugosllavia në BE

Postuar në 28 Shkurt, 2022 19:58

Për një periudhë një vjeçare Mali i Zi do të drejtohet nga një “Qeveri e re Pakice”, ka bërë me dije presidenti i vendit Milo Gjukanoviç.

Gjatë një interviste ekskluzivisht për MCN TV ai ka folur për disa nga zhvillimet kryesore në vendin fqinj, por edhe më gjerë në Rajonin e Ballkanit.

Z.Gjukanoviç ka folur ndër të tjera edhe për mënyrën se si vendi i tij e sheh nismën “Open Ballkan” për të cilën deklaroi se nuk është një alternativë.

Shqipëria e Edi Ramës e sheh botën përmes Beogradit. Nuk mund të luajë rol në konfliktin Serbi-Kosovë

Postuar në 26 Gusht, 2021 02:05

Nisma ‘Ballkani i Hapur” është shndërruar në një zonë thuajse krize në marrëdhëniet mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Ndërkohë që në mjedise mediatike pranë Tiranës zyrtare ka në vijimësi një politikë sulmi kundër Vetëvendosjes së drejtuar nga Albin Kurti.

Në lidhje me raportin e vështirë të krijuar mes dy shteteve, i ftuar në studion e MCN TV ishte profesori i filozofisë dhe njëherësh përfaqësues i LVV, Hysamedin Feraj.

Qirio: Nëse bizneset kanë manipuluar të dhënat për ndotjen, mbyllje aktiviteti ose ndjekje penale

Postuar në 27 Korrik, 2021 18:33

Ndotja e ajrit nga fabrikat e Albkrome dhe impianteve të tjera në zonën industriale në Elbasan arrin deri në 7-fish mbi normën. Për drejtorin e Qendrës Burimore Mjedisore, Mihallaq Qirio, kur ka indicie kaq shqetësuese, institucionet duhet të kryejnë inspektime në terren. Në studion e lajmeve të MCN TV, Qirio tha se pikave të nxehta si Elbasani u duhet dhënë prioritet.

43 mijë m2 me 1 euro dhe një kufizim nga ligji

Postuar në 07 Korrik, 2021 19:26

Në një raportim të vetin sot, MCN TV njofton për blerjen me 1 euro të Repartit të Artilerisë në Brar të Tiranës nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe”. Në raportimin e vet, televizioni në fjalë sjell dokumentet përkatëse ku flitet për shifra mbi 100 milionë lekë për një sipërfaqe prej 43 mijë m2. Ndërkohë në të njëjtin televizion, përfaqësuesja e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Paula Bero, ka sqaruar se ligji përkatës e kufizon blerjen e aseteve ga OJF-të. Më poshtë intervista e znj. Bero dhe materiali për blerjen e truallit me objekte në Brar të Tiranës:

6.2 mld euro dëm ekonomik nga prokurimet në 8 vjet të qeverisë "Rama"

Postuar në 19 Prill, 2021 19:35

Ish-kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, aktualisht drejtues i listës së kandidatëve për deputetë të PD-së në qarkun Vlorë, thotë se dëmi ekonomik i qeverisë “Rama” në 8 vjet është 6.2 miliardë euro. Sipas Leskajt, ky dëm ka ardhur vetëm nga shpërdorimi i parasë publike përmes prokurimeve duke favorizuar njërën palë apo tjetrën dhe duke injoruar ofertat më të ulëta. Shifra është një vlerësim i Gjykatës së Audituesve që thotë se qeveria “Rama” gjeneron një dëm vjetor prej 250 milionë euro. Më poshtë prononcimi i z. Leskaj për MCN TV:

Subscribe to RSS - mcn