Dënimi i Samir Tahirit, sukses i Prokurorisë shqiptare

Postuar në 01 Maj, 2022 14:07

Shpallja e personave “non grata” apo dhe raporti i DASH mbi zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet e qeverisjes duhet të kishin vënë në lëvizje disa struktura të drejtësisë, përfshi edhe Byronë Kombëtare të hetimit. Kështu ka deklaruar për MCN ish-kryeprokurori Arben Rakipi, teksa komenton arrestimet e fundit për çështjen e incineratorëve dhe reformën në drejtësi.

I shkëputur nga detyra funksionale që lidhen drejtëpërdrejtë me hetimin dhe tashmë në rolin e drejtorit të shkollës së magjistraturës, ish-kryeprokurori Arben Rakipi e sheh me skepticizëm atë që po ndodh me reformën dhe në veçanti me pavarësinë e prokurorëve.

Mungesën e një hetimi për personat e shpallur "non grata", mes të cilëve edhe Sali Berishën, ish-kryeprokuriori e sheh të lidhur me vonesën në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pa përgjashtuar përgjegjësinë që ka çdo prokuror apo dhe vetë policia për të nisur verifikimet dhe hetimit.

Ekziston mundësia që kompetenca të jetë tjetërkund, për rrjedhojë që kjo strukturë policore, Byroja Kombëtare e Hetimit të mund të analizojë të gjithë të dhënat apo elementë të ndryshëm, që të jenë lëndë penale, të nxjerrin konkluzionet e tyre.

Lidhur me arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako, Rakipi shprehet:

Çështja e arrestit ishte jo thelbësore. Fare mirë një deputet mund të ndiqet edhe në gjendje të lirë. Prokurori duhet të jetë i matur, i arsyeshëm, kur fillon të mendojë mbi efektet e një arresti apo masë dënimi. Ai mund të ketë qenë i trembur, i emocionuar negativisht, dhe mund të ketë pasur në mendje të fshihet

Dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri nuk nguron ta quajë një hap të guximshëm të organeve të drejtësisë.

Unë e konsideroj në pikëpamjen e nevojës publike që korrupsioni të dënohet, pavarësisht subjekteve që janë përfshirë, unë e konsideroj një sukses të Prokurorisë. Ka bërë të mundur të çojë një ministër goxha të fuqishëm para drejtësisë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.