helena dalli
KE: Kush nuk respekton të drejtat e komunitetit LGBTQI humbet fondet e BE-së
Komisioni Europian ka tërhequr vëmendjen ndaj vendeve anëtare të BE-së për respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTQI. Në një intervistë për “Politico”, Komisionerja për Barazinë, Helena Dalli tha se vendet që nuk respektojnë të drejtat e këtij komuniteti do të humbasin fondet e Unionit.
Jam shumë e vendosur për këtë. Sepse është një mënyrë shpresojmë për të sjellë vendet anëtare në linjë duke u thënë “Ok, nuk ke për të marrë pjesën e fondeve nëse nuk respekton sundimin e ligjit”.