doreshkrimet e detit te vdekur
Fragmentet e Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur në Uashington, janë false
Fragmentet e Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur që thuhet se përfaqësojnë të dhëna historike dhe gjuhësore për Biblën e hebrejve, që prezantohen në Muzeun e Uashingtonit duket se janë një falsifikim.
Muzeu ka deklaruar se pas një studimi të financuar prej tij rezulton se 16 fragmentet që përfaqësohen aty janë false. Dhe janë falsifikime të kohëve moderne.