Fragmentet e Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur në Uashington, janë false
Fragmentet e Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur që thuhet se përfaqësojnë të dhëna historike dhe gjuhësore për Biblën e hebrejve, që prezantohen në Muzeun e Uashingtonit duket se janë një falsifikim.
Muzeu ka deklaruar se pas një studimi të financuar prej tij rezulton se 16 fragmentet që përfaqësohen aty janë false. Dhe janë falsifikime të kohëve moderne.
Ekipi i studiuesve, udhëhequr nga hetuesja e mashtrimeve të artit, Colette Loll ka përpiluar një raport prej 200 faqesh në të cilin thuhet se ndonëse lëkura e përdorur mund të jetë antike, boja e hedhur mbi to është e kohëve modern dhe janë organizuar në formë që të duken sikur janë pjesë e Dorëshkrimet e Detit të Vdekur që I pëkasin shekullit të 3-të p.e.s.
Sidoqoftë ky falsifikim nuk vë në dyshim autenticitetin e 100 000 fragmenteve të Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur që gjenden në Muzeun e Jeruzalemit. Falsfikimi I pikasur në Uashington ngre dyshime për framentet e hedhura në treg pas vitit 2002.
Add new comment