levizje
Vetëvendosje shpall objektiv pushtetin në Shqipëri
Foca e parë politike në Kosovë, por në opozitë për shkak të koalicioneve “Lëvizja Vetëvendosje” me shumë gjasë në zgjedhjet e ardhshme politike do konkurojë si alternativë edhe në Shqipëri me objektiv marrjen e pushtetit.
Në një njoftim të saj kjo Lëvizje përshëndet vendimin e marrë javën e kaluar nga Gjykata e Tiranë për të miratuar regjistrimin e Qendrës “Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri” me statusin e organizatës jo fitimprurëse (OJF).
Steve Bannon themelon Lëvizjen e "urrejtjes" për Europën. Bllokim axhendës Merkel-Macron
Parashikoi rezultatin e Brexit kur askush nuk mendonte se “Po-ja” britanike do mbizotëronte në referendum. Po ashtu i dha fitoren Donald Trump, kur triumfi dukej skenar i pamundur. Punoi për të dyja fushatat, ndihmoi Nigel Farage në fushatën ksenofobike kundër BE-së dhe bashkëpunoi kokë më kokë me presidentin e amerikan që nga gushti i 2016. Sot Steve Bannon punon për koordinim e partive pan-evropiane të krahut të djathtë, për t’u dhënë fitoren në zgjedhjet europiane të majit 2019.
Grupimi "Basha ik" nis lëvizjen për katarsis në bazë
Paralelisht me garën për kryetar të Partisë Demokratike, figura të njohura të kësaj force politike do të investohen në një lëvizje të ngjashme me katarsisin e Fatos Nanos. Ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi ka zbuluar lëvizjen e re të tij dhe grupit që kundërshton mënyrën si po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin në parti. Në një intervistë për ReportTv Patozi thotë se shumë shpejt do të ketë një tur takimesh me anëtarësinë në të gjithë vendin për të shpjeguar atë që po ndodh në me partinë.
Ndryshon gjithë policia, Çako nuk lëviz nga vendi
Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka firmosur të tjera ndryshime në strukturën e policisë, të cilat prekin nivelet e ulëta nga shefa krimesh deri në shefa komisariatesh. Vala ka përfshirë edhe Drejtoritë e Kufirit, dhe komisariatet e Tiranës dhe Durrësit.
Blair rikthehet me lëvizje kundër BREXIT
Vendimin e tij për të për të qenë prezent në arenën politike dhe "ndyrë duart", në luftën kundër Brexit ka shpallur ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Lideri i Partisë Laburiste nga viti 1994 deri në vitin 2007 ka deklaruar në një intervistë për gazetën Daily Mirror, se nuk ka ndërmend të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare më 8 qershor dhe as të kërkojë postin e kryetarit të Partisë.
Kokëdhima frymëzohet nga Trump, shpall lëvizje reformuese brenda Partisë Socialiste
I zhveshur nga mandati i deputetit dhe i shenjuar nga ambasada amerikane si një nga politikanët e korruptuar të Shqipërisë, Koço Kokëdhima do të tentojë të mbetet në politikë përmes një platforme që e gjen frymëzimin tek idetë amerikane të Donald Trump. I ftuar në Neës 24 për të komentuar zhvillimet politike dhe raportin e tij me Partinë Socialiste, Kokëdhima tha se do të ndjekë të njëjtën strategji me Donald Trump për të luftuar establishmentin politik që ka kapur Partinë Socialiste. “Unë jam koherent ndaj filozofisë politike të majtë.
Ballkanas “Jo”. Ukrainas “Po”
Në Bashkimin Europian çdo vendimmarrje niset nga premisa politike. Kriteret me sa duket janë jo rrallë një formalitet që kapërcehet. P.sh presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker deklaroi në një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, se “nisur nga progresi i realizuar në Ukrainë, unë nuk dyshoj për asnjë sekondë se vendet anëtare do të arpovojnë lëvizjen pa viza për qytetarët ukrainas”. E ka përforcuar këtë qëndrim edhe Presidenti i Këshillit Europian, polaku Donald Tusk.