Kokëdhima frymëzohet nga Trump, shpall lëvizje reformuese brenda Partisë Socialiste

Postuar në 16 Nëntor, 2016 09:14

I zhveshur nga mandati i deputetit dhe i shenjuar nga ambasada amerikane si një nga politikanët e korruptuar të Shqipërisë, Koço Kokëdhima do të tentojë të mbetet në politikë përmes një platforme që e gjen frymëzimin tek idetë amerikane të Donald Trump. I ftuar në Neës 24 për të komentuar zhvillimet politike dhe raportin e tij me Partinë Socialiste, Kokëdhima tha se do të ndjekë të njëjtën strategji me Donald Trump për të luftuar establishmentin politik që ka kapur Partinë Socialiste. “Unë jam koherent ndaj filozofisë politike të majtë. Z.Trump erdhi në krye të shtetit amerikan për shkak se ai ishte me shtresat, që nuk gjetën mbështetje nga establishmentin politik.”-theksoi Kokëdhima.

Ai propozon ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së kandidatëve për deputetë si dhe hapjen e garës edhe për persona që nuk janë të angazhuar në struktura partiiake, por që mund të garojnë me siglën e Partisë Socialiste nëse marrin mbështetjen e bazës.

“Unë kam për të zhvilluar një lëvizje brenda Partisë Socialiste, që synon reformimin e saj dhe të arrihet që çdo anëtar të votojë. E pikërisht për këtë çështje unë do të zhvilloj një lëvizje brenda PS-së që synon reformimin e PS-së, që synon pikërisht sanksionimin statutor dhe të së drejtës që përfaqësuesit e PS-së t’i zgjedhë anëtarësia e partisë, sipas modelit “një anëtar, një votë”. Duhet të vendosim që anëtarët jashtë partive mund të konkurrojnë edhe brenda në parti politike, por dhe mund të konkurrojnë edhe si kandidatë të pavarur në mënyrë të drejtpërdrejt. Por konkurrenca politike duhet të jetë një konkurrencë e hapur, nuk mund të jetë kjo situatë që është sot. Unë besoj se në PS-ja nëse nuk do të implementojë këto ide, e standardet demokratike”-shtoi ish-deputeti.

Kokëdhima hodhi sërish akuza se establishmenti që drejton Partinë Socialiste është nën ndikimin e Sorosit dhe se ka punuar kundër interesave të vendit.

Comments

Submitted by Nada (not verified) on

Super debat Koco. me ne fund nje levizje qe do perfaqesoje popullin, socialistet e thjeshte. Mepelqen fakti qe ti do te vazhdosh ta zhvillosh debatin brenda PS, kjo do i sherbej, PS, por edhe partive te tjera si nje shembull per demokratizimin e brendshem te tyre. partite nuk duhet te jene hermetike sepse nuk jane prone e askujt. Mendoj se eshte me tepet frymezim nga modeli"Trump" dhe demokracia e zgjedhjeve, ku populli vendosi vete per fatin e tij dhe jo individi Trump

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.