Ballkanas “Jo”. Ukrainas “Po”
Në Bashkimin Europian çdo vendimmarrje niset nga premisa politike. Kriteret me sa duket janë jo rrallë një formalitet që kapërcehet. P.sh presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker deklaroi në një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, se “nisur nga progresi i realizuar në Ukrainë, unë nuk dyshoj për asnjë sekondë se vendet anëtare do të arpovojnë lëvizjen pa viza për qytetarët ukrainas”. E ka përforcuar këtë qëndrim edhe Presidenti i Këshillit Europian, polaku Donald Tusk. “Ne duam të shohim lëvizje të lirë mes Ukrainës dhe Europës sa më shpejt”, tha ai. Dhe ky sinjal për ukrainasit që kanë në numër më shumë se i gjithë Ballkani Përëndimor, vjen në një kohë kur institucionet ndërkombëtare po flasin për lëvizjen më të madhe të popullsisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Agjencia turke e lajmeve, “Anadolu”, citon presidentin polak, Andrzej Duda të jetë shprehur për gazetën gjermane “Bild” se “nga sinjalet që po marrim me qindra mijëra ukrainas duan të ikin e të vijnë drejt nesh”. Ky qëndrim përforcon edhe njëherë bindjen se Bashkimi Europian po luan në mënyrë të dyfishtë, duke zbuluar një konservatorizëm që ngjan më shumë me atavizma të shekullit 19-të. Teksa nuk druhet që të hapë portat për një Ukrainë, e cila nga shumë analiza është në buzë të greminës ekonomike, ngre alarmin dhe ndërton mure për imigrantët apo azilantët nga Ballkani. Kërcënon me rikthim të regjimit të vizave, duke folur për vende të sigurta, e duke kujtuar se “nuk ka azil për shkaqe ekonomike”. Ukrainasit do të lëvizin drejt BE-së kryesisht për shkaqe eknomike, por kësaj radhe BE-ja që nuk e përfill shumë aspektin procedurial. Na vjen ndërmend këtu përpjekja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që i kujton Europës se një bllokim i tillë, mund të çojë në tensione. Qeveria shqiptare ka përforcuar edhe kartën e kërcënimeve nga terrorizmi, por asgjë nuk duket se e tremb më shumë Europën sesa Rusia dhe hapja e dyerve për imigrantë nga Azia apo Afrika Veriore. Sllovakia foli hapur: i duam kristianë. Askush nuk u dëgjua që ta denoncojë këtë deklarim. Me sa duket te ky qëndrim ka konsensus, e nga ky konsensus nuk është çudi të shohim disa çikërrima që do t’u jepen vendeve si Serbia a Maqedonia për kampet e sirianëve myslimanë.
http://www.aa.com.tr/en/u/582617--eu-supports-visa-free-travel-for-ukrai...
Add new comment