plagjiature

Ministrja gjermane e Familjes jep dorëheqjen pas skandalit të plagjiaturës

Postuar në 19 Maj, 2021 16:46

Ministrja gjermane e Familjes, Franziska Giffey, dha dorëheqjen të mërkurën pas doktoratura e saj rezultoi një plagjiaturë. Giffey, e cila vjen nga radhët e Partisë Social Demokrate, e paraqiti dorëheqjen te kancelarja Angela Merkel, raporton DW.

Giffey, 43 vjeç, u vu në qendër të vëmendjes në shkurt 2019 për një disertacion doktorature që ajo dorëzoi në Universitetin Berlini i Lirë, në 2010.

Çmitizimi i von Braun/Plagjiaturë në diplomë. Menaxher gjenial, por jo shkencëtar i padiskutueshëm

Postuar në 31 Janar, 2019 16:09

Werhner von Braun, ose ndryshe dhe në origjinal, baroni Werhner Magnus Maximilian von Braun, është një emër i njohur për mbarë botën. I famshëm madje që në gjallje të tij, kur iu atribuuan krijimi i V2, raketave të para të krijuara nga Gjermania Naziste dhe më vonë, në vitet ’60, zbarkimi i parë i njeriut në Hënë. Von Braun mbahet si shpikësi i raketës dhe promotori i programit kryesor hapësinor të konceptuar nga njeriu. “Kristofor Kolombi i hapësirës”, ja një ndër epitetet për të vënë nga revista gjermane “Spiegel”.

Sqarim mbi një shkrim të botuar më 22 gusht 2015

Postuar në 27 Gusht, 2015 02:31

Në datën 22 gusht 2015, “ResPublica” publikoi një shkrim me titull: “Ide të vjetra mbi të rinjtë”, me autor Rudolf Marku(http://www.respublica.al/2015/08/22/ide-të-vjetra-mbi-të-rinjtë). Siç mund të lexohet në fund, shkrimi është huazuar nga faqja online e gazetës “Mapo”. Ata që janë ndjekës të “ResPublica” e dinë që qysh në fillesë të saj, apo diçka pas fillimit të jetës së saj si faqe, në rubrikën “Opinion” janë postuar edhe shkrime të huazuara nga faqe të tjera, kryesisht nga faqet e gazetave.

Subscribe to RSS - plagjiature