objekti
Gjëja e re në "qytet"
Stadiumi i ri i Tiranës perceptohet lirshëm fillimisht si një godinë. Të paktën këtë të rrok syri kur kalon aty ku dikur ishte një stadium dhe një shesh që hapej drejt kodrave të Liqenit artificial.
Është një nga ato objekte që dhunojnë hapësirën ku ngrihen duke u shndërruar në simbole të artificialitetit urbanistik përpara se të shenjojnë një kohë të re për një qytet. Kulla e stadiumit nuk relatohet me asgjë vërdallë, ajo sfidon çdo logjikë dhe tonalitet në një hapësirë që supozohej se do kursehej nga kaosi rindërtues i Tiranës.
Zbulohet objekti i dytë që hyn në sistemin diellor nga jashtë
Një astronom amator nga Ukraina, Gennady Borisov, ka zbuluar një kometë që nuk është nga sistemi ynë diellor. Emri që i është dhënë kometës nga shkencëtarët pas verifikimit është C/2019Q4(Borisov) dhe ajo lëviz shumë shpejt për t’u bjerë nën ndikimin e graviteti i Diellit.
Arkivi i Shtetit, ruajtje jashtë standardeve për 85% të materialit arkivor
26 kilometra linerarë material arkivor nga të cilat vetëm 4 km ruhen sipas standardeve. Një kronikë e TemaTv zbulon se 85% e materialit që është fond arkivor nuk administrohet siç duhet. Kjo pranohet edhe nga drejtues të Arkivit, si drejtori I Përgjithshëm Bido që thotë se aktualisht është miratuar projekti për ndërtimin e dy godinave të reja.
Identifikohet për herë të parë objekt ndëryjor të hyjë në sistemin diellor
Astronomët besojnë se kanë identifikuar objektin e parë që ka hyrë në sistemin diellor nga hapësira e jashtme tij. Objekti i quajtur A/2017 U1, u gjurmua javën e kaluar nga kërkuesit e stacionuar në teleskopin Pan-STARRS 1në Havai.
Arkeologët kërkuan përgjigje në Facebook për këtë objekt dhe gjetën zgjidhjen
Një objekt i gjetur në Jeruzalem ka befasuar arkeologët të cilët ndonëse u morën me të gjashtë muaj nuk arritën dot të jepnin një shpjegim se çfarë ishte. U identifika se objekti ishte 24 karat flori dhe ishte metal i gjithi, por jo funksioni i tij. Meqenëse ekipi i Institutit të Antikitetit në Izrael nuk ja doli të gjente se për çfarë shërbente, u mendua një zgjidhje origjinale: objekti u postua në Facebook dhe u kërkuan sugjerime.
Kisha Ortodokse: Akte që nxisin konfliktet mes besimeve. Kisha Katolike: Respekti ndaj varreve të çdo personi, i patjetërsueshëm
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka përcjellë pak minuta më parë një deklaratë zyrtare për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. KOASH e cilëson aktin të paligjshëm dhe që bie ndesh me të drejtën e besimit, përveç mënyrës së pabesë të kryerjes së tij.. “Sot, 26 gusht 2015, në orën 4 të mëngjesit, pa zbardhur dita, në mënyrë të fshehtë e tinëzare, për t’iu shmangur ballafaqimit me banorët e Dhërmiut, në Himarë, u shkatërrua nga forca të inspektoratit ndërtimor të ardhura nga zona të tjera të vendit, kisha orthodhokse e Shën Athanasit.