Arkeologët kërkuan përgjigje në Facebook për këtë objekt dhe gjetën zgjidhjen
Një objekt i gjetur në Jeruzalem ka befasuar arkeologët të cilët ndonëse u morën me të gjashtë muaj nuk arritën dot të jepnin një shpjegim se çfarë ishte. U identifika se objekti ishte 24 karat flori dhe ishte metal i gjithi, por jo funksioni i tij. Meqenëse ekipi i Institutit të Antikitetit në Izrael nuk ja doli të gjente se për çfarë shërbente, u mendua një zgjidhje origjinale: objekti u postua në Facebook dhe u kërkuan sugjerime. Përgjigjen e saktë e dha një qytetar italian me emrin Micah Barak, sipas të cilit ishte një pajisje e prodhuar nga një kompani gjermane, Weber dhe quhet “ISIS Beamer”. Ajo shërben për mbrojtje nga energjia dhe është shitur online. Pajisja është 50 vjet e vjetër.
http://www.nbcnews.com/news/mideast/mysterious-golden-object-stumps-expe...
Add new comment