arktik
Bakteret e fjetura të Arktikut rrezikojnë zhdukjen e njerëzimit (Video)
“Skenari për rritjen e temperaturës mesatare në Tokë me 1.5 gradë Celsius gjatë 12 viteve të ardhshme dhe çlirimi i baktereve të lashta është më e pakta që duhet të na shqetësojë”-thotë Profesor Peter Frankopan nga Universiteti e Oksfordit
I specializuar në çështjet e mjedisit ai aralajmëron njerëzimin dhe sidomos fuqitë e mëdha se pasojat mjedisore të rritjes së temperaturës globale duhet të frikësojnë komunitetin botëror. Kjo për shkak se nga akulli që shkrin në Arktik ka gjasa të çlirohen bakteret e fjetura, të cilat mund të çojnë në zhdukjen e njerëzimit!
Dossier/Zbulohen në arkiva planet e sovjetikëve për ndryshimin e klimës në Arktik
Kërkuesit kanë zbuluar në arkivën e Sant Petersburgut në Rusi disa projekte të panjohura më parë/sekrete dhe të pa vëna në zbatim nga shkencëtarët sovjetikë. Projektet kishin për synim ndryshimin e klimës në zonat e pamata të BS-së në Arktik dhe në Lindjen e Largët sovjetike. Si gjetje inxhinierike ishte menduar devijimi i lumenjve Amur dhe Ob dhe në projektet e gjetura në Arkivën e Gosplan, devijimi i rrjedhës së lumenjve shpresohej se do të zbuste klimën e këtyre rajoneve.
Ngrohja/7 000 fluska metani gati të shpërthejnë në Arktik
Shkencëtarët rusë kanë identifikuar 7000 fluska metani gati për të shpërthyer, në gadishullin Yamal dhe Gaydan në Arktik. Fluskat janë krijuar si pasojë e presionit të metanit nëntokësor që gjen daljen në sipërfaqe për shkak të rritjes së temperaturës dhe shkrirjes së akullit nëntokësore që shërben si kapak. Dukuria është e ngjashme me gropat e mëdha që u konstatuan në Yamal vitin e kaluar e që krijuan shqetësim të madh te komuniteti i shkencëtarëve. Shpërthimi i fluskave do të krijonte kratere të reja duke sinjalizuar se çfarë efekti sjell ndryshimi i temperaturës.
Ushtria ruse mbërrin në Arktik
Për herë të parë në historinë e misioneve të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, e cila ka testuar sistemet e reja të armëve dhe pajisjeve ushtarake në kushte arktike, ushtria “e kuqe” arriti në ishullin Kotelny të Islandës pasi kaloi Detin Lapte. Anëtarët e misionit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes janë të parët në botë, që ia dolën të përshkojnë nga një distancë mbi akull.
Zbulohet stacion meteorologjik në Arktik. U ndërtua nga nazistët në vitin 1942
Shkencëtarët rusë kanë zbuluar një bazë të kohës së Luftës së Dytë Botërore, ndërtuar në Arctic, e që mendohej se ishte një mit i ndërtuar mbi të pavërteta. Baza është ndërtuar nga nazistët dhe konsistonte në një stacion meteorologjik në Alexandra, 1000 km nga Poli i Veriut.
Siç raportohet janë zbuluar 500 artefakte përfshirë uniforma, municione, pajisje meteorologjike dhe mjete personale.
Të jetosh në Arktik. Vetëm dhe i shkëputur plotësisht nga epoka e hi-tech(foto)
Jeton një orë larg me helikopter nga qyteti më i afërt në rrethin e Arktikut. Slava Korotki, meteorolog jeton i shkëputur tërësisht nga bota në Khodovarikha në veri të Rusisë. “The Guardian” e cilëson njeriu më i shkëputur nga jeta njerëzore në Tokë. Fotografitë janë të Evgenia Arbugaeva që është rritur në Arktik:
Parada e fitores edhe në Arktik(video)
Rusia ka zhvilluar një paradë në kujtim të ditës së fitores mbi nazizmin edhe në rajonin e Arktikut. Parada është realizuar nga grupi i 99 i Ndërhyrjes se Shpejtë. Arktiku është prej disa vitesh rajon i përplasjeve strategjike me SHBA dhe Kanadanë.