Ushtria ruse mbërrin në Arktik

Postuar në 13 Mars, 2017 21:19

Për herë të parë në historinë e misioneve të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, e cila ka testuar sistemet e reja të armëve dhe pajisjeve ushtarake në kushte arktike, ushtria “e kuqe” arriti në ishullin Kotelny të Islandës pasi kaloi Detin Lapte. Anëtarët e misionit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes janë të parët në  botë, që ia dolën të përshkojnë nga  një distancë mbi akull.

Specialistë të ushtrisë, por edhe përfaqësues të biznesit që u përkasin industrive të mbrojtjes  dhe prodhojnë posaçërisht automjete ushtarake të  përshtatura për lëvizjen në akull dhe zonat kënetore, përshkuan një distancë prej 1140 km në detin e ngrirë të Laptevich.

Siç u bë e njohur u kryen më shumë se 100 eksperimente teknologjike, teste, dhe përpjekje për mirëmbajtjen e makinerive ushtarake. Gjithashtu misioni provoi me  pajisje të ndryshme matjen ë trashësisë dhe thellësisë së akullit si dhe teknologjitë e reja të pastrimit të ujit.

Në dhjetor 2014, Moska shpalli doktrinën e re ushtarake e cila i dha prioritet  mbrojtjes së  interesave kombëtare në Arktik, pasi  Rusia ka në plan për të ndërtuar dhe pajisur baza ushtarake në Novaja Zemlja, në arkipelag në Oqeanin Arktik në veri të vendit dhe në Oqeanin Arktik.

Rusia zgjeron në këtë mënyrë tregtinë ushtarake edhe në  Arktik, duke krijuar infrastrukturën për udhëtimin dhe prodhimin e energjisë. Përveç kësaj Rusia do  të instalojë bazat ushtarake dhe promovojë rrugën e Detit të Veriut që lidh Evropën me Azinë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.