baza ushtarake
SHBA nuk përjashton ndërhyrjen ushtarake nëse Kina vendos baza ushtarake në Ishujt Solomon
Shetetet e Bashkuara të Amerikës nuk përjashtojnë një ndërhyrje ushtarake në ishujt Solomon në Paqësor, nëse Kina vendos krijimin e bazave aty. Gazeta “The Guardian” citon një “nga zyrtarët më të lartë të SHBA në Paqësor” i cili nuk e ka përjashtuar këtë opsion. Ambasadori Daniel Kritenbrink, ndihmës sekretar për Azinë Lindore dhe Çështjet e Paqësorit ka thënë se një ekip amerikan ka zhvilluar një takim “kontruktiv dhe të këndshëm” me kryeministrin Manasseh Sogavare me të cilin janë ndarë shqetësimet e palës amerikane.
Turqia hap bazë ushtarake në Somali
Gara për prezencë ushtarake në pika jashtëterritoriale shtetërore po përfshin përherë e më shumë vende. Kina është vendi kryesor që po mbështet dhe investon për prezencën ushtarake në Afrikë, por së fundmi edhe Turqia, një vend me kapacitet shumë më modest, po kërkon të rrisë prezencën.
Ushtria ruse mbërrin në Arktik
Për herë të parë në historinë e misioneve të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, e cila ka testuar sistemet e reja të armëve dhe pajisjeve ushtarake në kushte arktike, ushtria “e kuqe” arriti në ishullin Kotelny të Islandës pasi kaloi Detin Lapte. Anëtarët e misionit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes janë të parët në botë, që ia dolën të përshkojnë nga një distancë mbi akull.
Foto/Ndërtimi i bazës ushtarake në Detin e Kinës Jugore, po shkatërron një nga rajonet koralore për të pasura
Ndërtimi i një baze ushtarake kineze në Detin e Kinës Jugore, dëshmojnë ndër të tjera edhe shaktërrimin e një nga rajoneve koralore më biodiverse në botë. Për disa, ky është shkatërrimi më i shpejtë i një rajoni koralor nnë historinë njerëzore. “Ne kemi dështuar në mëyrë të turpshme”, thotë për “The Guardian” prof. John McManus, një biolog i njohur që ka analizuar disa imazhe satelitore të zonës ku Kina po ndërton bazën ushtarake.
Shpërthime në një bazë ushtarake amerikane në Japoni(video)
Mediat ndërkombëtare raportojnë për shpërthime në bazën amerikane në qytetin japonez të Sagamiharas. Nuk dihen ende shkaqet. Dy javët e fundit edhe në Kinë kanë ndodhur shpërthime në impiante industriale.