nendetesja
Rusia teston nëndetësen më të madhe të 30 viteve të fundit
Rusia ka testuar për herë të parë një nëndetëse gjigante të re bërthamore në ujëra të hapura, vetëm disa ditë pas një bllokimi të tensionuar në Detin e Zi me Britaninë.
‘Belgorod’, që besohet të jetë nëndetësja më e madhe në botë e prodhuar në 30 vjetët e fundit, u testua në Detin e Bardhë gjatë fundjavës, bënë të ditur mediat shtetërore ruse, të cilave u referohet "The Telegraph".
Indonezi/ Nëndetësja e zhdukur gjendet e ndarë në tre pjesë
Nëndetësja e zhdukur në Indonezi u gjet e ndarë në tre pjesë në fund të detit. Lajmin e konfirmuar zyrtarët e ushtrisë dhe marinës.
"Bazuar në prova, mund të thuhet se KRI Nanggala është fundosur dhe i gjithë ekuipazhi i saj kanë vdekur", citohet nga Reuters shefi ushtarak, marshalli Hadi Tjahjanto.
Presidenti rus hedh poshtë spekullimet për mbytjen nga "jashtë" të nëndetëses "Kursk"
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se nëndetësja bërthamore “Kursk” u mbyt për shkak të një shpërthimi të brendshëm në zonën e silureve. Duke folur në kuadër të filmit “Putin”, presidenti rus ka rrëzuar kështu spekullimet se “Kursk”, mbytur më 12 gusht të vitit 2000, u godit nga mjete të huaja nënujëse, si nëndetësja amerikane “Memphis”, version që ka qarkulluar për disa kohë në media të ndryshme.