Indonezi/ Nëndetësja e zhdukur gjendet e ndarë në tre pjesë

Postuar në 25 Prill, 2021 20:42

Nëndetësja e zhdukur në Indonezi u gjet e ndarë në tre pjesë në fund të detit. Lajmin e konfirmuar zyrtarët e ushtrisë dhe marinës.

"Bazuar në prova, mund të thuhet se KRI Nanggala është fundosur dhe i gjithë ekuipazhi i saj kanë vdekur", citohet nga Reuters shefi ushtarak, marshalli Hadi Tjahjanto.

Shefi i shtabit të marinës, Yudo Margono, tha se shkak për aksidentin janë bërë "forcat e natyrës".

Një skanim me hidrolokator e zbuloi vendndodhjen e nëndetëses në 850 metra thellësi, shumë larg zonës së zhytjes, Nanggala.

Zyrtarët e Marinës thanë se do të duhet ndihmë ndërkombëtare për nxjerrjen e mbetjeve të anijes.

Indonezia, vendi më i populluar i Azisë Juglindore, po përpiqet të rimëkëmbë ushtrinë e saj, megjithatë disa pajisje janë ende të vjetra dhe ka pasur aksidente fatale në vitet e fundit.

Indonezia kishte pesë nëndetëse para aksidentit të fundit: dy tip 209 të ndërtuara nga Gjermania, përfshirë Nanggala dhe tre anije më të reja të Koresë së Jugut.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.