Rusia teston nëndetësen më të madhe të 30 viteve të fundit
Rusia ka testuar për herë të parë një nëndetëse gjigante të re bërthamore në ujëra të hapura, vetëm disa ditë pas një bllokimi të tensionuar në Detin e Zi me Britaninë.
‘Belgorod’, që besohet të jetë nëndetësja më e madhe në botë e prodhuar në 30 vjetët e fundit, u testua në Detin e Bardhë gjatë fundjavës, bënë të ditur mediat shtetërore ruse, të cilave u referohet "The Telegraph".
Pasi të miratohet për përdorim, prej saj do të mund të lëshohen raketa interkontinentale ‘Poseidon’.
Ajo do të shërbejë edhe si bartëse e nëndetëseve më të vogla, të zhytura në thellësi me krahë robotikë, që mund të presin kabllot që ndodhen në shtratin e detit.
Marina Detare Mbretërore njoftoi në fillim të këtij viti se do të vendoste një anije spiune për të parandaluar që nëndetëse të tilla të sabotojnë internetin e Britanisë përmes taktikave të tilla.
Parametrat e saktë të Belgorod nuk janë bërë të ditur, por është e sigurt se pas testeve do t’I dorëzohet shtetit rus në fund të vitit 2021.
Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes u kanë thënë mediave ruse se nëndetësja do të shërbejë në Flotën e Paqësorit.
Por në Perëndim ka shqetësime se nëndetësja mund të vendoset në Arktik dhe Atlantikun e Veriut, ku Moska ka rritur ndjeshëm aktivitetin e saj të nëndetëseve vitet e fundit.
Muajin e kaluar, sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, i tha gazetës “Telegraph” se Moska mbetet "kërcënimi numër një" i Britanisë, ujërat e të cilës janë vizituar rregullisht nga anijet ruse.
Që prej vitit 2013, mjetet ujore ruse janë zbuluar nga Britania në më shumë se 150 raste.
Testimi i Belgorod vjen vetëm disa ditë pas një konfrontimi ruso-britanik në Detin e Zi, kur një mjet i Marinës Mbretërore kaloi nëpër ujërat e një zone që Rusia e ka pretenduar si të vetën që nga aneksimi i Krimesë në 2014. Ndërkohë, Britania ende e njeh atë si territor ukrainas. Rusia tha se gjuajti në shenjë paralajmërimi dhe hodhi bomba afër anijes, një pretendim ky që u kundërshtua nga Downing Street.
Comments
Dmth keto jane armet
Dmth keto jane armet konvencionale qe i perdor per sulm Rusia. Se para ca ditesh na thate qe ato berthamore i ka per mbrojtje. Nje ne dy lajme e keni per ruskit, ku veshtire t'i lexoni ndonje kritike per ta. Nuk duket fare qe ndiqni linje editoriale proruse.
Ku lutem! Linja jone nuk
Ku lutem! Linja jone nuk eshte kaq e varfer sa fantazia juaj!
hm!
E braktiset miresjelljen...?! Kjo do te thote shume....
Aspak. I themi gjerat troc.
Aspak. I themi gjerat troc. Por ndoshta jo te gjithe e meritojne.
o lali anonymous.
o lali anonymous.
keta mavrite (redaksia, dhe kjo nuk eshte fjale fyese) nuk jane RT se do ishin regjistruar si agjente te huaj me qeverine shqiptare. tashti tere ligjet shqiperia i ka si amerika dhe ... ku i dihet ndoshta dhe keta do akuzohen per te qene mashe per te trazuar geshtenja ruse ne zjarrin e demokracise shqiptare.
Ky eshte nje lajm as mish as peshk, qe ne amerike i sheh rendom. po kjo eshte shkolla amerikane e gazetarise ne flucken e saj qe e kemi pare sa here eshte care, sidomos me intervistat e putinit.
mos u nxito ne konkluzione. te keshilloj te mesosh dhe ca rusisht se te ben mire te lexosh gjerat ne burim, dhe te shohesh opozite lajmesh ne rusi (https://echo.msk.ru/, https://www.kasparov.ru/). Do te te ndihmoje vetem me beso, qe te zgjerosh dritaren tende te botes, mqs i numeron lajmet per RUSKIT.
Add new comment