miqte

Vallë na duan kaq sa thonë?

Postuar në 08 Nëntor, 2020 00:16

 

Nuk ka ditë në këtë vend që të mos marrim në rrugë dixhitale mësime sesi duhet të sillemi. Se çfarë standardesh duhet të kapim, se ku është Europa, se çfarë do të thotë ajo, se kur do të hyjmë, na duan apo jo, se po luftohet korrupsioni, se ka përpjekje, ka arritje, se është hedhur një hap, por duhen edhe dy të tjerë.

Se çfarë duhet bërë, hetuar, kontrolluar, dënuar, ndëshkuar, rishikuar, se cilat dosje hapen, e çfarë mbyllen.

Përditë na thuhet se kush janë miqtë, armiqtë, të ngjashmit, se kush është destinacioni e madje destini ynë.

Miqtë janë arma sekrete e Amerikës

Postuar në 22 Tetor, 2020 00:49

Miqtë janë arma sekrete e Amerikës

Endri Fuga urdhëron Taulant Ballën për krijimin e grupit “Miqtë e John Bolton”(Lista e plotë)

Postuar në 31 Janar, 2019 19:04

Burime të besueshme nga qarku i shkurtër psikoterapeutik që funksionon në Kryeministri bëjnë të ditur për ResPublica se Endri Fuga, drejtori për Komunikimin i kryeministrit Edi Rama, ka urdhëruar krijimin e një grupi të miqësisë me John Bolton. 

Miq të Shqipërisë, apo miq të pushtetit?

Postuar në 27 Shtator, 2016 21:50

Ç’do të thotë që miqtë ndërkombëtarë e ndihmojnë Shqipërinë? Përgjigja më e thjeshtuar është që si vende me tjetër kulturë demokratike dhe kushtetuese, me tjetër zhvillim dhe fuqi, këta miq asistojnë vendin tonë me projekte, ndihma financiare, me ristrukturim legjislacioni dhe me monitorim. Pjesën tjetër duhet që ta bëjmë vetë ne. Ky është njësoj si ai muhabeti i mikut që të gjen punë me ndonjë ndërhyrje:  Miku bën të vetën, pra ndërhyn, kurse i interesuari duhet të dëshmohet që di të përballet me sfidat e punës. Ndryshe ose bën për atë punë, ose nuk bën.

Përgjime edhe për llogari të miqve

Postuar në 17 Gusht, 2015 18:07

Para më shumë se një viti, kur në media qarkulloi lajmi se shërbimet gjermane kishin survejuar në Shqipëri, kryeministri shqiptar tha se “ne nuk kemi çfarë të fshehim nga miqtë”. Është një nga ato deklarata që hidhen kuturu, si për të thënë se “tani jemi të brendshëm me të mëdhenjtë”. Mirëpo diskutimi është më i gjerë dhe me shumë implikime, kur vjen puna te fakti se përgjimet e sotme, po rezultojnë në krijime të qendrave të të dhënave që administrohen në një dorë. Kjo dorë është SHBA.

Subscribe to RSS - miqte