Endri Fuga urdhëron Taulant Ballën për krijimin e grupit “Miqtë e John Bolton”(Lista e plotë)
Burime të besueshme nga qarku i shkurtër psikoterapeutik që funksionon në Kryeministri bëjnë të ditur për ResPublica se Endri Fuga, drejtori për Komunikimin i kryeministrit Edi Rama, ka urdhëruar krijimin e një grupi të miqësisë me John Bolton.
“Miqtë shqiptarë të John Bolton”, kështu thuhet se do të quhet grupi për të cilin është ngarkuar Taulant Balla, drejtues i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Vendimi është marrë pasi Bolton i telefonoi z. Rama duke vendosur një komunikim të nivelit të lartë me Shtëpinë e Bardhë, për kaq kohë i pamundur.
Baton Haxhiu, Blendi Fevziu, Sokol Balla, Gent Cakaj, Linda Rama, Bashkim Ulaj, Avdiol Dobi, Belinda Balluku, Anila Denaj, janë disa prej pjesëtarëve që do të bëhen themelues të këtij grupimi që synon të promovojë marrëdhënie të mira mes Shqiprisë dhe ShBA në epokën e re Trump.
Të njëjta burime i thanë ResPublica se z. Rama, që qëndron pask kësaj ideje ka refuzuar aderimin në të, të Fatos Tarifës dhe Eni Vasilit, ndërkohë që për një befasi, është pranuar një ndër njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës: Ervin Salianji.
Të pyetur nga ResPublica, përfaqësues të LSI-së refuzuan të komentonin mbi këtë zhvillim, por nuk mohuan që në ditët në vijim të ndërmerret një nismë e ngjashme, duke zgjedhur njëë emër tjetër të administratës Trump.
Kazani siç shihet mbetet i papërfaqësuar në këtë zhvillim tektonik për raportet Shqipëri – SHBA duke dëshmuar edhe njëherë se qëndron në lartësinë e detyrës: larg pushtetit dhe korrupsionit të tij.
Shaptilografisti
Add new comment