ilir hashorva
Pandemia e murtajës së zezë në Mesjetë
Midis viteve 1346 dhe 1350 u përhap një sëmundje e tmerrshme në Europë, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.
Në tetor të vitit 1347, në shumë anije tregtare që kishin ardhur nga Deti i Zi dhe kaluan nga Gjenova për në Mesina, në Sicili, njerëzit ose arrinin të vdekur, ose të sëmurë rëndë me një sëmundje misterioze. Ajo sëmundje u quajt murtaja e zezë ose vdekja e zezë, sepse viktimave u dilnin në trup njolla dhe puçrra të fryra të zeza me madhësi gati të një veze.
Ne nuk kemi frikë
Sa shumë kupton mbi nivelin, natyrën dhe karakterin e njerëzve edhe nga pyetje apo biseda fare të thjeshta e të shkurtra që mund të bësh me ta!
Masakrat e 4 shkurtit e vitit 1944 dhe ajo e 21 shkurtit e vitit 1951
Në historinë tonë të shkurtër (të bërë lëmsh nga një mungesë e plotë e respektit për të vërtetën dhe nga një polarizim i skajshëm politik që nuk lejon tregime dhe analiza realiste të ngjarjeve), në shkurt kujtojmë dy krime të bëra nga shqiptarët ndaj shqiptarëve, të interpretuara në mënyra krejt të ndryshme nga pole të kundërta ideologjike.
Hebrenjtë në Shqipëri gjatë Holokaustit
Shumë flitet, sidomos kohët e fundit, për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë kohës së luftës dhe vihet në dukje kryesisht “besa shqiptare” dhe qëndrimi jo armiqësor i qeverisë dhe regjencës shqiptare të kohës ato që bënë të mundur atë shpëtim. Të vësh “besën shqiptare” dhe qëndrimin jo armiqësor të qeverisë dhe regjencës shqiptare të kohës si të vetmet premisa për shpëtimin e hebrenjve, është njëlloj sikur të thuash se gjermanët u larguan nga Shqipëria në fund të vitit 1944, sepse e humbën luftën me partizanët dhe u dëbuan prej tyre!
Shqipëria e luftës në kujtimet e majorit britanik Anthony Quayle
“Blloku” i Isuf Kalos
Krizat tona të mëdha të shkaktuara nga Sali Berisha
Nga viti 1997 deri në vitin 2019 Shqipërinë e kanë mbërthyer tri kriza të mëdha. Viti i 1997 ishte viti i djegies së Shqipërisë dhe i konfliktit më të madh popull-shtet në historinë tonë. Viti 1998 ishte viti i një grushti shteti nga ana e PD-së, e cila u tërhoq prej tij vetëm pas ndërhyrjes ndërkombëtare që nuk mund të pranonte marrjen me dhunë të pushtetit. Viti 2019 ka filluar të bëhet viti i një konflikti tjetër të madh PD-qeveri që kamuflohet si konflikt popull-qeveri. Nxitësi i vërtetë i të tri këtyre krizave ka qenë dhe mbetet Sali Berisha me qëllime të njëjta antishqiptare.
Politikë që cenon ekuilibrin psikik të popullit*
Javën që shkoi në Sllovaki u zhvilluan zgjedhjet presidenciale. Ato i fitoi aktivistja liberale antikorrupsion Suzana Kaputova e cila u bë presidentja e parë femër në historinë e atij vendi. Slogan i fushatës së saj ishte: “Në këmbë kundër së keqes, ta luftojmë të keqen së bashku” dhe, kur fliste për të keqen, nuk kishte parasysh persona, por veprimet korruptive. Zemërimin ndaj gjendjes së krijuar në Sllovaki ajo e shprehte pa mllef, qetësisht, duke bërë thirrje për transparence, mirësjellje, humanizëm dhe drejtësi në politikë dhe në jetën publike.
Pëllumb Xhufi: Një intelektual i mbrujtur në Perëndim!*
Arben Putoja në librin e tij “Jetë me kujtime”, thotë:
“Enver Hoxha përqafoi hap pas hapi metodat ekstreme të ideologjisë komuniste. Unë që e kam njohur personalisht...e kam pasur gjithnjë të vështirë të konceptoj një intelektual të mbrujtur sadopak me kulturën franceze, të ndjekë verbërisht dogmat staliniste, të ndërmarrë e të zbatojë në shkallë të gjerë një politikë shtypjeje të pamëshirshme.”
Mbi debatin Çuli - Tufa dhe vrasjen e poetëve*
Përmes Agron Tufës, i cili nuk la të zhvillohej një shfaqje letrare organizuar nga Ministria e Kulturës, kushtuar Diana Çulit, kësaj gruaje që ka dhënë ndihmesën e vet në vrasje njerëzish, u bë e para protestë publike ndaj një figure, përfaqësuese e shumë figurave të tjera, që i shërbyen me mish e me shpirt regjimit komunist, madje segmenteve më kriminale të tij dhe sot, në pas komunizëm, kërkojnë të jenë përsëri në qendër të vëmendjes, në krye të shoqërisë dhe politikës, të përfitojnë prej tyre dhe të japin mësime morali, kulture, lirie e demokracie.