flora bakteriale
Gjurmë ‘aspirine’ te Neandertalët
Një ekip kërkuesish nga universiteti i Adeliades ka zbuluar përdorimin e formave bimore të antibiotikëve nga neandertalët. Kërkuesit morën në studim AND-në e tre individëve dhe baktereve të mbetura në nofullat e tyre për të dalë në përfundime shumë interesante. Individët janë neandertalë nga Blegjika dhe Spanja, te të cilët u konstatua dietë ushqimore e ndryshme. Individët e gjetur në Blegjikë ishin konsumatorë mishi, kryesisht rinoceront dhe dele, ndërkohë që individi në Spanjë, kishte një dietë kryesisht vegjetariane.
Hapet rruga për trajtimin antibakterial te pacientët me Sindromën e Zorrës së Irritueshme
Një studim i fundit nga universiteti McMaster hedh dritë mbi disa aspekte të ndikimit që ka flora bakteriale e zorrës në pacientët që vuajnë nga Sindroma e Zorrës së Irritueshme, çrregullimi gastrointenstinal më i përhapur në botë. Dhimbjet e përhapura në abdominal, diare dhe konstipacion, parehati dhe ndjenjë pasigurie në konsumin e ushqimeve, këto janë disa simptoma të personave që preken nga sindroma, e cila thuhet se nuk shkakton pasoja për sëmundje terminale. Sindroma njihet edhe si koliti nervor.