Hapet rruga për trajtimin antibakterial te pacientët me Sindromën e Zorrës së Irritueshme
Një studim i fundit nga universiteti McMaster hedh dritë mbi disa aspekte të ndikimit që ka flora bakteriale e zorrës në pacientët që vuajnë nga Sindroma e Zorrës së Irritueshme, çrregullimi gastrointenstinal më i përhapur në botë. Dhimbjet e përhapura në abdominal, diare dhe konstipacion, parehati dhe ndjenjë pasigurie në konsumin e ushqimeve, këto janë disa simptoma të personave që preken nga sindroma, e cila thuhet se nuk shkakton pasoja për sëmundje terminale. Sindroma njihet edhe si koliti nervor. Studimi synonte të vlerësonte nëse flora bakteriale e feçeve të pacientëve mund të influencojë në zorrë dhe në funksionet e trurit. Dhe përmes transplantit bakterial të kryer të minjtë u konstatua se këto baktere afetojnë pjesën tranzitore nga stomaku në zorrë, provokojën barrira intestinale, inflamacione të lehta dhe sjellje ankcioze.
Studimi është me të vërtetë I rëndësishëm pasi deri më tani trajtimi ndaj sindromës ka qenë i kufizuar me disa antiflatulantë, antispastikë dhe sugjerime dietike. Pa arritur gjithsesi në diagonsitikim të qartë mikrobiologjik.
“Gjetjet tona sigurojnë bazën për zhvillimin e terapive që lidhen me florën bakteriale dhe për gjetjen e bioshenjuesve për diagnostikimin e sindromës”, thotë Presmyl Bercik, drejtuesi i kërkimit. Është një arritje që ndihmon miliona njerëz, të cilët nnë disa raste bëhen edhe të paaftë për aktivitetin ditor normal.
https://medicalxpress.com/news/2017-03-intestinal-bacteria-gut-brain-fun...
Add new comment