trajtimi

Një trajtim i ri shëron nga SIDA pacienten e parë femër

Postuar në 16 Shkurt, 2022 10:33

Një grua nga Nju-Jorku u bë njeriu i tretë në botë që është shëruar nga HIV, raporton The New York Times.

Nga komunieti shkencor, rasti po shihet si një zbulim, për shkak të metodës së re të përdorur dhe faktit se pacientja ishte demografikisht e ndryshme nga pacientët e mëparshëm që i ishte nënshtruar një trajtimi të ngjashëm për të kuruar virusin.

Pilula për trajtim në shtëpi, Pfizer konfirmon efektivitetin e Paxlovid

Postuar në 15 Dhjetor, 2021 09:24

Një medikament i ri që trajton Covid-19 është testuar me sukses. Paxlovid, i prodhuar nga Pfizer, rezultoi efektiv në analizën përfundimtare të provës klinike të Fazës 2/3. Ilaçi i ri parandaloi në 89 për qind të rasteve që persona me rrezik të lartë nga Covid-19 që të shtroheshin në spital ose të përfundonin në fatalitet.

A duhet t'u besojmë mjekëve?

Postuar në 05 Shtator, 2021 13:16

Një mjek nga SHBA, dr. Jason McElyea ka paralajmëruar në BBC për përdorimin e Ivermectin si kurë kundër CoVid-19. Sipas tij përdorimi i medikamentit antiparazitar në doza të mëdha po shton rastet e urgjencës në Oklahoma, çka me këtë rast sipas tij duhet kuptuar se ilaçi është i dëmshëm dhe nuk ka asnjë vlerë ndaj kovidit.

Duhet një recetë për marrjen e këtij ilaçi me arsye  sepse mund të jetë i rrezikshëm

ka thënë dr. McEyea.

FDA autorizon trajtimin me antitrupa kundër COVID-19

Postuar në 03 Gusht, 2021 12:40

Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA ka miratuar një trajtim parandalues me antitrupa për individë që janë vulnerabël ndaj Covid-19. Kjo kategori qytetarësh përfshin ata që janë mëtë rrezikuar nga virusi, për shkak të sistemit imunitar të dëmtuar.

Vaj kanabisi edhe për Covid-19

Postuar në 07 Shkurt, 2021 20:07

Në Austri, trajtimi i pacientëve Covid-19 me vaj kanabisi po jep rezultate premtuese.

Covid-19 / Debati për parandalimin me ilaçe të dëmit që u shkakton virusi mushkërive  

Postuar në 19 Dhjetor, 2020 14:41

Një nga elementët më të frikshëm të Covid-19 është se edhe në mesin e atyre që i mbijetojnë sëmundjes, dëmtimi i mushkërive është afatgjatë dhe mbetet e paqartë nëse indi do të rikuperohet plotësisht me kalimin e kohës. Dëmtimi që shkakton Covid-19 mund të jetë aq i rëndë, sa që në disa raste pacientë kanë nevojë për një transplant mushkërie, në mënyrë që të mbijetojnë.

Politizimi i narrativës mbi pandeminë e CoVid-19

Postuar në 12 Tetor, 2020 00:54

Diçka e pazakontë po ndodh me raportimin mbi ecurinë e pandemisë së shkaktuar nga CoVid-19. Në muajt e verës ne pamë një rënie të ndjeshme të rasteve në Europë, ulje të tyre në SHBA, thuajse zerim në Azi dhe probleme që gjithësesi u menaxhuan deri diku në Brazil. Ndonëse parashikimi se virusi do të ikte me vapën rezultoi i pasaktë, njerëzit u lanë relativisht të lirë gjatë muajve të verës duke u vendosur për sa i përket pandemisë përballë dy tipesh kryesore të lajmeve:

Gates: Ishim me fat që sëmundja nuk ishte më fatale. Do dalim nga kjo situatë nga fundi i 2021-t

Postuar në 14 Gusht, 2020 18:54

Bill Gates mendon se në fund të vitit 2021 bota do të ketë shpëtuar nga makthi i koronavirusit. Përmes një interviste dhënë për Bloomberg, miliarderi i Microsoft, ka deklaruar se deri në fund të vitit tjetër mund të shpresohet për kthim në normalitet, ndërkohë që çështja e vaksinës është komplekse.

Pandemia që rrëzoi mitin progresit të shkencës dhe që kërcënon rendin aktual

Postuar në 13 Maj, 2020 15:09

E gjithë bota po përpiqet të gjejë një kurë apo një vaksinë kundër CoVid-19. Flitet për miliarda dollarë të hedhur në këtë drejtim, por asgjë nuk duket në horizont. Në SHBA, ekipe të ndryshme studimore kanë konkluduar se kundër koronavirusit mund të jenë efektive 64 medikamente, nga të cilat 24 janë miratuar nga administrata amerikane. Mes tyre më të përfolurit dhe ata që po testohen më shumë janë, azitromicina, klorokina, interferon beta, remdesivir, tocilizumab etj..

Hapet rruga për trajtimin antibakterial te pacientët me Sindromën e Zorrës së Irritueshme

Postuar në 02 Mars, 2017 10:29

Një studim i fundit nga universiteti McMaster hedh dritë mbi disa aspekte të ndikimit që ka flora bakteriale e zorrës në pacientët që vuajnë nga Sindroma e Zorrës së Irritueshme, çrregullimi gastrointenstinal më i përhapur në botë. Dhimbjet e përhapura në abdominal, diare dhe konstipacion, parehati dhe ndjenjë pasigurie në konsumin e ushqimeve, këto janë disa simptoma të personave që preken nga sindroma, e cila thuhet se nuk shkakton pasoja për sëmundje terminale. Sindroma njihet edhe si koliti nervor.

Subscribe to RSS - trajtimi