karikaatura
Erion Veliaj, një karikaturë për vetingun
Qeveria Rama po e kthen me shpejtësi në karikaturë edhe një argument, relativisht të qëndrueshëm, me anë të të cilit mund t’i kundërpërgjigjej protestës maratonë të opozitës: Vetingun. Teza se opozita po e përdor protestën për të bllokuar vetingun, pavarësisht se PD është e qartë në kërkesën e saj të vetme për zgjedhje të lira, hap debat dhe madje ngre edhe dyshime te të cilat ia vlen të ndalet.