ylli binar
2022, një “fener i kuq” do të shfaqet në qiell
Astronomë të Calvin College parashikojnë një ngjarje të veçantë e cila do të mund të vëzhgohet me sy të lirë nga toka. Në takimin e Shoqatës Astronomike Amerikane, të premten, astronomi Larry Molnar, tha se rreth vitit 2022, një yll binar në konstelacionin Cygnus do të shpërthejë duke krijuar një Nova të kuq. Pasoja e këtij shpërthimi do të duket me sy të lirë nga toka në formën e një feneri të kuq, diçka që padyshim do të mahnisë njerëzit që do ta shohin.