platformat sociale

Çfarë është ilegale offline do të jetë ilegale online

Postuar në 23 Prill, 2022 22:24

 Komisioni Europian ka finalizuar legjislacionin që rregullon aktivitetitn e kompanive të mëdha të teknologjisë. Akti për Shërbimet Dixhitale është pjesa e dytë e projektit rregullator dhe synon marrjen e masave më të forta shtrënguese dhe pasojave për platformat dhe faqet që përmbajnë apo hostojnë një listë materialesh të ndaluara si gjuha e urrejtjes, dizinformimi dhe abuzimi seksual me fëmijët. 

Lajmet e rreme po, por nuk ka më keq se Demokratët e Rremë

Postuar në 18 Dhjetor, 2016 15:04

Tashmë po merr formën e një politike të vërtetë nga establishmenti ndërkombëtar i Perëndmit. Lufta ndaj lirisë që mundëosjnë platformat sociale është analizuar si rrezik subversiv ndonëse ai po rritet me mjetet legale të sistemit. Është e kotë të sjellim tallavanë e deklaratave të Hillary Clinton apo Angela Merkel për lirinë e shprehjes etj.. Apo atë ngazëllimin e madh që u pa kur një mjet si Facebook provokoi një revolucion në Lindjen e Mesme. Sheshi “Tahrir” në Kajro gëlonte nga shitës ambulantë të bluzave “I love Facebook”. Sot jemi në të tjera kushte.

Censura mbi rrjetet sociale: Shkrimet ilegale që përcjellin urrejtje do të fshihen

Postuar në 18 Dhjetor, 2016 00:06

Gjermania ka ndërmend të miratojë ligje të reja që ndalojnë dhe kufizojnë shprehjen e urrejtjes dhe të qëndrimeve raciste (hate speech) në platformat e mediave sociale. Facebook, Twitter etj., por edhe një motorr kërkimi i Google do të detyrohen që të fshijnë materiale të tilla. Gazeta britanike “The Guardian” shkruan se qeveria federale ka kërkuar një rol më aktiv nga këto subjekte në këtë drejtim, duke ecur një hap më para në krahasim me disa muaj më parë, kur ministri i Brendshëm gjerman, Thomas De Maiziere kërkoi verbalisht të njëjtën gjë.

Subscribe to RSS - platformat sociale