strategjik
"Investimi i Samir Manes në Palasë, nuk mund të quhet strategjik"
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka deklaruar gjatë një interviste për emisionin “Koaludim” në InTV se investimi në Palasë nuk mund të quhet strategjik. Fjala është për Green Coast, të ashtuquajturin fshat turistik që ndërtohet nga Samir Mane dhe në kuadër të ligjit për investimet strategjike përfiton lehtësi të konsiderueshme.
Partneriteti strategjik, mall shumice - nënshkruhet dokumenti edhe me Francën
Pa ndonjë fushatë të parapërgatitur siç ndodhi në rastin me Turqinë, qeveria lajmëroi firmosjen në Paris të partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Francës në në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Njoftimi zyrtar nuk jep më shumë detaje për këtë vizitë, por nga leximi i deklaratës që ka përcjellë zyra për shtyp e kryeministrit shqiptar, theksi është tek bashkëpunimi në luftën kundër ekstremizmit.
Shqipëria kërkon thellimin e bashkëpunimit strategjik me Trump
Qeveria shqiptare nuk u tregua shumë entuziaste për zgjedhjen e Donald Trump në presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo për shkak të pozicionimit politik dhe ekspozimit të panevojshëm të kryeministrit shqiptar, Edi Rama pro kandidates demokrate, Hillary Klinton.
Qendër e Përbashkët për Mbrojtjen Civile mes Izraelit, Greqisë e Qipros
Një tjetër hap në drejtim të bashkëpunimit të ngushtë në mes Greqisë - Qipros – Izraelit hodhen krerët politikë të tre vendeve me nënëhskrimin e dy marrëveshjeve, kryeministrat Aleksis Tsipras e Benjamin Netanjiahi si dhe presidenti i Qipros, Anastasiadis. Të tre vendet vendosën ngritjen e qendrës së bashkëpunimit ndërshtetëror për Mbrojtjen Civile, një marrëveshje që kishte filluar me dërgimin e zjarrfikëseve grekë në Qipro dhe Izrael.