Shqipëria kërkon thellimin e bashkëpunimit strategjik me Trump
Qeveria shqiptare nuk u tregua shumë entuziaste për zgjedhjen e Donald Trump në presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo për shkak të pozicionimit politik dhe ekspozimit të panevojshëm të kryeministrit shqiptar, Edi Rama pro kandidates demokrate, Hillary Klinton.
Megjithatë ajo që nuk dëshirohej nga Edi Rama ndodhi, dhe të tjerat që pasuan më pas vetëm se bojatisën arrnimet dhe justifikimet e kryeministrit. Ky i fundit duket se i ka tejkaluar ngërçet intelektuale dhe ideologjike, duke ngarkuar ministrin e Jashtëm të bëjë çështë e mundur për të shkrirë akujt. Bushati ndodhet në SHBA nga ku ka njoftuar se është rikrijuar grupit mbështetës për çështjet shqiptare në Senatin Amerikan ë përbërje të të cilit janë senatorët Gary Peters nga Michigan dhe Joni Ernst nga Iowa.
“Në takimin me bashkëdrejtuesen e grupit, senatoren Republikane Joni Ernst, Ministri Bushati theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA -ve në kuadër të legjislaturës së re të Kongresit amerikan”-thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme. Grupi Parlamentar i Senatit për Çështjet Shqiptare do të ndihmojë për të lehtësuar dialogun mbi çështjet kritike me të cilat përballet komunitetit shqiptaro-amerikan dhe shtetet në Europën Juglindore me popullsi të konsiderueshme shqiptare.
Add new comment