Pavarësia e Kosovës
Na u kërkua njohja e pavarësisë së Kosovës
Mediat serbe raportojnë se vendet kryesore të Peëndimit që menaxhojnë stabilitetin e Kosovës, të njohura si vendet e QUINT-it u kanër kërkuar përfaqësuesve serbë të njohin pavarësinë e shtetit ballkanik. Mediat në fjalë citojnë kreun e Zyrës për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë serbe, Petar Petkovic, kreun e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe katër kryebashkiakë serbë të Kosovës që kanë zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it i mbajtur me dyer të mbyllura.
Edogan: Ekip turko-amerikan për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Presidenti turk, Erdogan, do t’i propozojë homologut amerikan, Joe Biden, ngritjen e një ekipi të përbashkët që do të punojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Erdogan tha sot se do t’ia paraqesë kërkesën presidentit amerikan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator të këtij viti.
“Holbrooke premtoi se SHBA nuk do ta njihte Kosovën. Letra dhe M. e Dejtonit janë zhdukur”
Aleksadër Vuçiç hap dialogun për Kosovën, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç shkruan për kufijtë. Gjatë këtyre ditëve, Daçiç ka publikuar artikuj dhe dhënë intervista duke sugjeruar nevojën e një kompromisi me shqiptarët. Kosova një çështje e Serbisë me komunitetin ndërkombëtar, po zhvendoset në termat e një marrëdhënieje rajonale duke ngarkuar me barrën e shpërbërjes së Jugosllavisë edhe Shqipërinë. Por Daçiç nuk ndalet vetëm në propozime.
Daçiç beson ende se Greqia nuk do ta njohë Kosovën
Greqia dhe Serbia nuk po kalojnë periudhën më të mirë të marrëdhënieve mes tyre. Ftohja e beftë erdhi pas vizitës në Prishtinë dhe deklaratave në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se Athina do të vendosë në kohën e duhur kur dhe si do të njohë pavarësinë e Kosovës.
Pas këtyre qëndrimeve pasuan deklarata nervoze të Beogradit dhe reagime në shtypin grek se interesi kombëtar i Greqisë nuk mund të përcaktohet nga Serbia. Gjithsesi ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, ka deklaruar se nuk ka kurrfarë shenjash se Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.