Na u kërkua njohja e pavarësisë së Kosovës

Postuar në 16 Gusht, 2022 18:13

Mediat serbe raportojnë se vendet kryesore të Peëndimit që menaxhojnë stabilitetin e Kosovës, të njohura si vendet e QUINT-it u kanër kërkuar përfaqësuesve serbë të njohin pavarësinë e shtetit ballkanik. Mediat në fjalë citojnë kreun e Zyrës për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë serbe, Petar Petkovic, kreun e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe katër kryebashkiakë serbë të Kosovës që kanë zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it i mbajtur me dyer të mbyllura.

Vendet e tyre mbështesin pavarësinë e Kosovës ndaj kjo është arsyeja pse përfaqësuesit në fjalë mbështesin pavarësinë, ata mbështesin absolutisht vendimet e Prishtinë dhe në veçanti ata nënvizojnë dhe theksojnë mbështetjen për vendimin e Prishtinës për target

është shprehur Rakiç.

Sipas tij përfaqësuesit serbë e kanë refuzuar idenë duke theksuar se kjo vjen në kundërshtim me marrëveshjen e bërë, por nga ana e ambasadorëve është kërkuar që serbët të “përballen me faktet në terren”.

Takimi vjen një ditë para përballjes mes Vuçiç dhe Kurtit në Bruksel ku ende nuk është e qartë se çfarë mund të dalë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.