Edogan: Ekip turko-amerikan për njohjen e pavarësisë së Kosovës  

Postuar në 19 Korrik, 2021 17:41

Presidenti turk, Erdogan, do t’i propozojë homologut amerikan, Joe Biden, ngritjen e një ekipi të përbashkët që do të punojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Erdogan tha sot se do t’ia paraqesë kërkesën presidentit amerikan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator të këtij viti.

"Për Kosovën, ne po bëjmë më të mirën për të rritur numrin e vendeve të botës që e njohin si shtet. Ne duam të rrisim numrin, i cili aktualisht është 114. Në këtë pikë, ne do t’i diskutojmë këto çështje përsëri në takimet që do të zhvillojmë me Biden në Asamblenë e Përgjithshme të KB këtë vit. Le të bëjmë një punë të përbashkët për njohjen e Kosovës”, citohet ai nga turkja Hurriyet.

Siç raporton Reuters, Erdogan e bëri këtë deklaratë sot gjatë një daljeje publike pak para se të nisej për një vizitë në Qipron Veriore.

Turqia është ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, më 18 shkurt 2007, vetëm një ditë pas shpalljes.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.