pogradec
Pas marrëveshjes që parashikon edhe reformë kushtetuese, Rama: PD, kërcënim për vendin
Kryeministri Rama ka nisur një tur bashkëbisedimi në rrethe pas marrëveshjes që mundësoi futjen e PD-së në zgjedhje. Zyra për shtyp e Partisë Socialiste është kujdesur të regjistrojë impresionet e bazës socialiste për këtë marrëveshje, duke i përcjellë publikut një rast domethënës nga Korça.
Pogradec/Panairi i Policisë live
Dy policë, njëri prej të cilëve i dehur, u kërkojnë dy gazetareve të News24 të mos filmojnë. Është raportuar se policët kanë marrë kamerën dhe kanë dhunuar kameramanin. Policia ka njoftuar se efektivët janë shkarkuar.
Jo lekë që nuk të jep Edi Rama, po ti kokën andej ai të fut dorën të merr edhe atë që ke në xhep
Lulzim Basha ka marrë vetë përsipër të gjithë barrën e fushatës për të bindur qytetarët se qeveria punon kundër interesave të tyre. Ai ka muaj që kryen takime me banorë të zonave të ndryshme, duke parashtuar edhe pika të programit, ku vlen të diskutohet ulja e tvsh-së, premtim të cilin e kishtë dhënë edhe kryeministri Rama për mallrat e shportës, por që nuk i qëndroi. Veç programit që gjithsesi nuk është se merret si gur analize nga votuesit, Basha po ndjek një strategji të stigmatizimit të Edi Ramës dhe duke i mëshuar anës komike të diskursit publik të Edi Ramës.
Trekëndëshi Rama, Ahmetaj e Tahiri, Shteti brenda Shtetit
Lidhjet e ngushta të kryeministrit Rama, ministrit të Brendshëm, Tahiri dhe atij të Financave, Arben Ahmetaj sipas Lulzim Bashës janë struktura e një shteti brenda shtetit, që po menaxhon orientimin e financave publike në duart e oligarkëve dhe elementëve kriminalë. "Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet t’i merrje ti. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet të shkojnë për ilaçet nëpër spitale, pajisjet nëpër spitale. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë e pensioneve e të ndihmës ekonomike.
Dyshime për gjetjen e një varri masiv nga koha e Diktaturës
“Zëri i Amerikës” njoftonte dje për gjetjen e mundshme të një varri masiv nga koha e Diktaturës. Varri është zbuluar në afërsi të Pogradecit, afër një poligoni ushtarak dhe deri më tani kjo është një hipotezë. Mbetjet mortore janë sjellë në Tiranë për verifikime të mëtejshme. Drejtori i përgjithshëm i Institutit për Integrimin e të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, thotë se kanë qenë 32 mijë pikat e ekzekutimeve dhe shumica e tyre janë pranë një lumi dhe një insitucioni të diktaturës.
Rroga e administratorit të Ujësjellësit në Pogradec sa e kryeministrit
Krybashkiaku I Pogradecit Erald Kapri ka denoncuar një skemë abuzimi në Ndërmarrjen e Ujësjellësit të këtij qyteti. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Kapri thotë se nga tetori i vitit 2015 e deri në shkurt 2016, numri i punonjësve shkoi nga 94 që ishte në 171 dhe shpenzimet për paga u rritën nga 32.5 milionë lekë në 75 milionë lekë. Sipas tij administrator i kishte vendosur vetes një pagë prej 2.5 milionë lekësh të vjetra, aq sa paguahet kryeministri i vendit.
PS - LSI, radha për dyshen Mile - Shkëmbi që të replikojnë
Pogradeci po bëhet indikator i marrëdhënieve brenda së majtës. Nuk e ka përtypur mirë kandidatja e LSI-së për Pogradecin, Diana Mile, deklaratën e bërë një ditë më parë nga ish kryetari i bashkisë për 3 mandate, socialisti Artan Shkëmbi, sipas të cilit e majta humbi në këtë bashki edhe për shkak të kandidaturës së dobët. Në një reagim dërguar gazetave Panorama e Dita, Mile thotë:
Artan Shkëmbi i përgjigjet LSI-së: Në Pogradec nuk humbëm nga përçarja, por nga kandidatura
Artan Shkëmbi, ishkryetari i bashkisë së Pogradecit për tre mandate, në analizën e tij në “Panorama” rreth humbjes së kësaj bashkie nga e majta në 21 qershor, bën përgjegjëse kandidaturën dhe organizimin e të majtës. Sipas tij, e majta kishte një kandidaturë të papërshtatshme dhe se organizimi i fushatës nga koalicioni i majtë ishte i dobët dhe plot eufori për fitoren.
Një fëmijë 4 vjeç mbahet 11 orë në komisariat(video)
Qeveria po bën shumë përpjekje për të përmirësuar imazhin e policisë së shtetit, apo për të rritur mundësinë e qytetarëve për të denoncuar, por sërish, rastet abuzive nuk sosin. Madje të tilla që shkojnë në kufij të njerëzores. Sot raportohet se në komisariatin e Pogradecit është mbajtur për 11 orë një fëmijë vetëm 4 vjeç. Ka qenë nëna që ka denoncuar këtë rast, që sipas saj ka sjellë edhe rëndimin e gjendjes së fëmijës e dërgimin e tij në spital. “Majlinda Leka shprehet se i biri ka qëndruar në komisariat pa ushqim dhe pa gjumë, e tani ajo e ka shtruar në polici.