Rroga e administratorit të Ujësjellësit në Pogradec sa e kryeministrit
Krybashkiaku I Pogradecit Erald Kapri ka denoncuar një skemë abuzimi në Ndërmarrjen e Ujësjellësit të këtij qyteti. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Kapri thotë se nga tetori i vitit 2015 e deri në shkurt 2016, numri i punonjësve shkoi nga 94 që ishte në 171 dhe shpenzimet për paga u rritën nga 32.5 milionë lekë në 75 milionë lekë. Sipas tij administrator i kishte vendosur vetes një pagë prej 2.5 milionë lekësh të vjetra, aq sa paguahet kryeministri i vendit.
“Nga konstatimi u pa se një pjesë e punonjësve nuk paraqiteshin fare në punë dhe të tjerë që nuk e justifikonin duke çuar në vendimin e Këshillit të Administrimit për shkurtimin e tyre dhe rishikimin e pagave deri në përgjysmim”-thuhet në deklaratë. Ai akuzon persona me prededentë penale si Meardi Berberi ( i njohur si Koro) i cili ishte me detyrën e përfaqësimit juridik i ndërmarrjes, ushtroi presion duke demonstruar edhe armë zjarri ndaj drejtorit të ndërmarrjes.
Add new comment