kryetari i bashkisë

Rroga e administratorit të Ujësjellësit në Pogradec sa e kryeministrit

Postuar në 20 Shkurt, 2016 11:40

Krybashkiaku I Pogradecit Erald Kapri ka denoncuar një skemë abuzimi në Ndërmarrjen e Ujësjellësit të këtij qyteti. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Kapri thotë se nga tetori i vitit 2015 e deri në shkurt 2016, numri i punonjësve shkoi nga 94 që ishte në 171 dhe shpenzimet për paga u rritën nga 32.5 milionë lekë në 75 milionë lekë. Sipas tij administrator i kishte vendosur vetes një pagë prej 2.5 milionë lekësh të vjetra, aq sa paguahet kryeministri i vendit.

Çfarë po ndodh në Berat? Shkrimtari Balil Gjini flet për “shpopullime nga qytetarët dhe popullim me fshatarë”

Postuar në 26 Janar, 2016 14:21

Shkrimtari Balil Gjini shkruan sot në gazetën “Mapo” për disa zhvillime në Berat që kanë për autor kryesor kryetarin e bashkisë Petrit Sinaj(opinioni i plotë: http://www.respublica.al/2016/01/26/kafka-pas-luleve).

Kafka pas luleve

Postuar në 26 Janar, 2016 14:06

Gjithmonë kam qenë i bindur se pas çdo bukurie skërmitet një kafkë e shëmtuar, e cila i kujton asaj përkohshmërinë, pas çdo tufe me lule gjendet kryqi i një varri, pas çdo burbuqeje dhe sythi peme rrinë kërcënues dhëmbët e një vemjeje. Kjo është jeta dhe njeriu bën ç’është e mundur ta zbrazë gotën e zezë të pikëllimit dhe ta mbushë atë me sadopak shkumë të bardhë hareje.

Punë më shumë, rrogë më e lartë

Postuar në 08 Nëntor, 2015 11:14

Në pak muaj janë bërë shumë punë. Zakoni i ri, i ndërprerë përkohësisht, i numërimit të punëve për çdo ditë, ka sjellë rezultate për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Pak ditë më parë ai deklaroi se të ardhurat do të mblidhen një më një dhe se nëse kjo ndodh Bashkia ia del mjaft mirë. Në këtë kuadër të ri menaxhimi ndoshta, kryetari aktual i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka menduar t’i japë vetes atë që i takon: një rrogë më të lartë sesa parardhësi.

Në ç'kohë po jetojmë?

Postuar në 14 Gusht, 2015 21:29

Të gjithë e shohim dhe e prekim kohën që po jetojmë, qeverinë që zgjedh gushtin për të bërë pushime në grup, kryeministrin që lahet dhe fotografohet në det, ministrat që dalin në suplemente duke u kremosur nga gratë në plazh, vohën e djersës dhe radhët e gjata  për të marrë një pasaportë në zyrat e shtetit shqiptar, infermieren që pret t’i fusësh 5-mijëshen në xhep për çdo barrë lindjeje apo vaksinë që nuk gjendet në raft, gjyqtarët që ndryshojnë vendimin nga darka në mëngjes, policin që del vend e pa vend për të të ndëshkuar me gjobë apo siç e thonë tani  me termin "penalitet", kryetarin e

Subscribe to RSS - kryetari i bashkisë