Punë më shumë, rrogë më e lartë
Në pak muaj janë bërë shumë punë. Zakoni i ri, i ndërprerë përkohësisht, i numërimit të punëve për çdo ditë, ka sjellë rezultate për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Pak ditë më parë ai deklaroi se të ardhurat do të mblidhen një më një dhe se nëse kjo ndodh Bashkia ia del mjaft mirë. Në këtë kuadër të ri menaxhimi ndoshta, kryetari aktual i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka menduar t’i japë vetes atë që i takon: një rrogë më të lartë sesa parardhësi. Ai ka propozuar që rroga e kryebashkiakut të jetë 174 mijë lekë, më e lartë se e Lulzim Bashës apo e ndonjë ministri, si dhe e zëvendëskryetarëve 140 mijë lekë, raporton “shqiptarja.com”.
Add new comment