shkalle mase
Materia dhe antimateria, shëmbëllime të njëra-tjetrës
Materia dhe antimateria duket të jenë imazhe të pasqyruara të njëra – tjetrës. Kjo e shton edhe më tej misterin që ngrihet nga asimetria e prezencës së tyre në univers. Universi siç e njohim përbëhet nga materia, e cila përbëhet nga protone, elektrone dhe neutrone. Këto grimca kanë edhe korrespondueset e antimateries që quhen antiprotone, antielektrone dhe antineutrone. Pse atëherë ka më shumë materie sesa antimaterie?