Materia dhe antimateria, shëmbëllime të njëra-tjetrës
Materia dhe antimateria duket të jenë imazhe të pasqyruara të njëra – tjetrës. Kjo e shton edhe më tej misterin që ngrihet nga asimetria e prezencës së tyre në univers. Universi siç e njohim përbëhet nga materia, e cila përbëhet nga protone, elektrone dhe neutrone. Këto grimca kanë edhe korrespondueset e antimateries që quhen antiprotone, antielektrone dhe antineutrone. Pse atëherë ka më shumë materie sesa antimaterie? Një shpjegim është dhënë nga fizika teorike, e që konsiston në atë se diferenca e madhe sasiore mes lëndës dhe antilëndës, njohur edhe si asimteria barionike, mund të vijë si pasojë e ndonjë diference mes cilësive të lëndës dhe antilëndës, formalisht e njohur si pariteti i ngarkesës ose thyerja e simetrisë së paritetit të ngarkesës. P.sh ndoshta antiprotonet asgjësohen më shpejt sesa protonet.
Nëse një ndryshim i tillë do të pikaset, sado i vogël qoftë, atëherë sipas autorit Stefan Ulmer i Institutit të Kërkimeve Fizike dhe Kimike në Japoni, “kjo do të çojë në pasoja dramatike për kuptimin bashkëkohor të ligjeve themelore të fizikës”. Shkencëtarët testuan diferencat mes protoneve dhe antiprotoneve duke gjurmuar shkallën e ngarkesës për masë në rreth 6500 çifte korresponduese për një periudhë prej 35 ditësh. Për të mbajtur lëndën dhe antilëndën larg mundësive të kontaktit, kërkuesit i bllokuan grimcat në fusha magnetike. Pastaj matën sesi këto grimca lëviznin në mënyrë ciklike brenda fushave. Kjo karakteristikë njihet si frekuenca çiklotrone e tyre, e cila është në përpjestim si me ngarkesën për shkallë mase të grimcave, ashtu edhe me forcën e fushës magnetike. U zbulua se ngarkesa për shkallë mase e protoneve dhe antiprotoneve “është identike në 69 njësi për trilion”. Më tej, kërkuesit gjithashtu zbuluan se ngarkesa për masë shkalle që u mat nuk lëviz më shumë sesa 729 njësi për trilion, teksa Toka rrotullohet rreth aksit të saj dhe rreth Diellit. Kjo sugjeron se protonet dhe antiprotonet sillen njësoj me kalimin e kohës teksa tërhiqen përmes hapësirës me të njëjtën shpejtësi, duke mos e thyer atë që njihet pariteti ngarkesë-kohë. Simetria sipas këtij kriteri matës është një përbërës kyç në Modelin Standard të fizikës së grimcave, si përshkrimi më i mirë deri më tani i asaj sesi grimcat elementare diktojnë sjelljen e universit.
Nuk ekziston asnjë thyerje e simetrisë së paritetit ngarkesë-kohë. Nëse një gjë e tillë do të detektohej, ajo do të kishte pasoja të jashtëzakonshme mbi kuptimin që kemi mbi natyrën. Nga konstatime të mëtejshme, shkencëtarët vunë re se edhe parimi i ekuivalencës së dobët, që konsiston në përkufizimin se e gjithë lënda tërhiqet njësoj në të njëjtën fushë gravitacionale, nuk cenohet. Dhe ky parim është kyç në teorinë e Relativitetit të Përgjithshëm të Ajnshtajnit, që konsiderohet shpjegimi më i mirë i gravitetit. Nuk njihet deri më sot ndonjë thyerje e këtij parimi. Në një rast të ngjashëm do të kishim të bënim me një revoucion në kuptimin e hapësirë kohës. Pra një botë në ekuilibër ndonëse shkencëtarët po synojnë të bëjnë matje 10 herë më preçize. Një botë në “ekuilibër” por që shton edhe më shumë të panjohurën.
Add new comment