metani

"Bomba me sahat", studimi ngre alarmin për depozitat e metanit në Siberi

Postuar në 16 Gusht, 2021 19:25

Depozitat e metanit në Siberi janë cilësuar prej kohësh nga shkencëtarët si “bomba me sahat” për planetin. Rritja e temperaturave në Arktik mund t’i çlirojë këto gaze serë, që do të ndryshonin shumë ekuilibra tashmë të brishtë të klimës.   

Imazhet satelitore të marra mbi Siberinë veriore tregojnë se sipërfaqe të mëdha guri gëlqeror që më parë ishin bllokuar nën permafrost po shfaqen dhe po shkrijnë. Studimi është botuar në revistën "Proceedings of the National Academy of Sciences".

Zgjohet gjiganti i fjetur/ Depozitat e metanit  në Arktik kanë nisur të rrjedhin

Postuar në 27 Tetor, 2020 19:22

Depozitat e metanit në Oqeanin Arktik kanë nisur të rrjedhin. Shkencëtarët kanë gjetur prova se depozitat e metanit të ngrirë - që njohet si "gjiganti i fjetur i ciklit të karbonit " - kanë filluar të emetohen në një zonë të madhe të shpatit kontinental në brigjet e Siberisë Lindore.

Zbulohet rrjedhja e parë detare e metanit në Antarktidë

Postuar në 22 Korrik, 2020 13:44

Shkencëtarët kanë zbuluar në tabanin detar të Antarktidës rrjedhjen e parë aktive të metanit. Rrethë këtij “burimi” janë identifikuar edhe mikrobet e para që konsumojnë gazrat serë përpara se të arrijnë atmosferën. Prej kohësh shkencëtarët kanë rindërtuar një model që e lidh ngrihjen klimetarike me nisjen e rrjedhjes së metanit në tabanin detar, ku mendohet se janë depozituar sasi të mëdha gazi. por kësaj radhe duket se shkak nuk është rritja e temperaturave pasi në detin Ross ku u bë zbulimi temperaturat janë ende në normën e zakonshme.

Ngrohja/7 000 fluska metani gati të shpërthejnë në Arktik

Postuar në 21 Mars, 2017 12:25

Shkencëtarët rusë kanë identifikuar 7000 fluska metani gati për të shpërthyer, në gadishullin Yamal dhe Gaydan në Arktik. Fluskat janë krijuar si pasojë e presionit të metanit nëntokësor që gjen daljen në sipërfaqe për shkak të rritjes së temperaturës dhe shkrirjes së akullit nëntokësore që shërben si kapak. Dukuria është e ngjashme me gropat e mëdha që u konstatuan në Yamal vitin e kaluar e që krijuan shqetësim të madh te komuniteti i shkencëtarëve. Shpërthimi i fluskave do të krijonte kratere të reja duke sinjalizuar se çfarë efekti sjell ndryshimi i temperaturës.

Siberi, toka po kthehet në trampolinë mbi flluska metani

Postuar në 25 Korrik, 2016 14:33

Para një viti bëri bujë në media një dukuri e vëzhguar në Siberi: disa vrima të mëdha të krijuara rishtas. Nga studimet e deritanishme, ideja qendrore pas tyre është se ato janë krijuar si pasojë e çlirimit të metanit, i ndodhur nën tokë. Ngrohja globale ka sjellë sipas disa shkencëtarëve edhe shkrirjen e shtresave që shërbejnë si kapsula për metanin në Siberi, që ka gjetur rrugën për të shpërthyer jashtë. Kjo është shqetësuese, pasi i hap rrugë deduksionit se çfarë do të ndodhë nëse gropa të tilla krijohen në masë, duke u kthyer në puse natyrale të cllirimit të gazit?

Subscribe to RSS - metani