"Bomba me sahat", studimi ngre alarmin për depozitat e metanit në Siberi

Postuar në 16 Gusht, 2021 19:25

Depozitat e metanit në Siberi janë cilësuar prej kohësh nga shkencëtarët si “bomba me sahat” për planetin. Rritja e temperaturave në Arktik mund t’i çlirojë këto gaze serë, që do të ndryshonin shumë ekuilibra tashmë të brishtë të klimës.   

Imazhet satelitore të marra mbi Siberinë veriore tregojnë se sipërfaqe të mëdha guri gëlqeror që më parë ishin bllokuar nën permafrost po shfaqen dhe po shkrijnë. Studimi është botuar në revistën "Proceedings of the National Academy of Sciences".

Ndërsa guri gëlqeror u ngroh gjatë një vale nxehtësie siberiane vitin e kaluar, ai filloi të plasë dhe xhepat e gazit dolën jashtë - duke lëshuar një sasi të madhe metani që, deri më tani, ishte izoluar në mënyrë të sigurtë larg lëshimit në atmosferë.

Shkencëtarët, të cilët vijnë nga një sërë institutesh kërkimore evropiane dhe ruse, zbuluan shkrirjen e gurit gëlqeror falë një teknologjie të re të quajtur PULSE. Skanimet satelitore të shkencëtarëve zbuluan emetimet alarmante të metanit.

Robert Max Holmes, i cili ka punuar për studimin, thotë se kërkimi thuhet thelluar pasi ka ardhur koha që dikush t’i bjerë ziles së alarmit.

"Ajo që ne dimë është se sa karboni është i bllokuar në permafrost. Është një sasi e madhe dhe ndërsa Toka ngrohet dhe shtresa e permafrostit hollohet, ajo lëndë organike e lashtë është në dispozicion të mikrobeve për proceseve mikrobike dhe do të lëshojë CO2 dhe metan. Nëse ka diçka në Arktik që do të më mbajë zgjuar natën, është kjo".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.