zv.ministrat
Socialistët u votuan, por janë në opozitë
Një forcë politike ka për objektiv primar dhe maksimalist të ekzistencës së saj fitoren e zgjedhjeve dhe qeverisjen e vendit. Sipas sistemit elektoral që ekziston në Shqipëri, partitë politike përballen me zgjedhësit me listat e kandidatëve për deputetë. Janë këta të fundit që marrin ose jo mbështetjen e qytetarëve për të qenë mazhorancë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo mazhorancë e votuar nga zgjedhësit përzgjedh elitën e saj si pjesë e kabinetit qeveritar me mision përmbushjen e programit politik me të cilin ka fituar zgjedhjet.