vendimi
Goditje për Internetin, Franca shkon përtej Gjykatës Europiane për "të drejtën për t'u harruar"
Franca mund të krijojë kushtet që liria e shprehje të marrë goditje në shkallë globale. “Electronic Frontier Foundation”, një ent që është shumë aktiv në mbrojtjen e të drejtave në botën dixhitale – shkruante dje për një vendim të marrë së fundmi në Francë e që ka të bëjë me “të drejtën për t’u harruar”. Kjo e drejtë e detyron “Google”, motorri më i madh i kërkimit, që të fshijë të dhënat apo lidhjet e caktuara që kërkohen, në mënyrë që ato të mos shfaqen gjatë kërkimit. Mirëpo kjo kërkesë që ka provokuar debate këto vitet e fundit, në Francë po çohet më tej.
Tërhiqet qeveria, anulohet ndërtimi i HEC në Dibër
Në zonën e Luznisë në Dibër nuk do të ndërtohet HEC-it Katund i Ri, i cili me një vendim të 2015 iu dha me bonus për ndërtim një kompanie turke. Qeveria ka shfuqizuar vendimin për ndërtimin e këtij HEC-i, me një vendim në mbledhjen e fundit të saj. Mbi Lumin Drin i Zi nuk do të ndërtohet HEC-i Katund i Ri.
Recidivistë...Kundër Gjykatës me histeri
Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullojë ligjin për vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve duke kërkuar një mendim për këtë nga Komisioni i Venecias. Pak ditë më parë, Komisioni i Venecias solli një përgjigje për një procedurë të ngjashme që ishte vënë në lëvizje nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e pronave. Sjellim këtë analogji për të tërhequr vëmendjen se procedurat janë procedura dhe se janë aty edhe për të kultivuar një regjim nervor të përshtatshëm për këtë sistem që e quajmë demokraci.
Karagjozllëku i AMF-së/Deklaroi se çmimet e sigurimeve i vendos tregu, se do të analizonte, kurse sot kërkon nga kompanitë anullimin e rritjes
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kërkuar nga kompanitë e sigurimeve të anulojnë vendimin për rritjen e tarifave të sigurimit për automjetet. Ky është qëndrimi i tretë i kësaj agjencie, pasi ditën e parë u dol me qëndrimin se tregu vetërregullohet. Mandej Autoriteti deklaroi se do të analizonte atë që po ndodhte dhe sot del me kërkesën për ulje.
Gjykatësit, politika dhe burkini
A është burkini kërcënim për popullsinë? Për shoqërinë franceze? Për vlerat perëndimore? Deri para pak javësh, çdo njeri i arsyeshëm duhet t'i jetë përgjigjur kësaj me tundje koke. Por në kohë të terrorit dhe marshimit ideologjik të rrymave populiste të djathta në Europë, duket se arsyeja është në tërheqje e sipër - edhe pse në Francë nuk ka asnjë lidhje direkte me atentateve dhe grave në plazh.
Me armë kundër veshjes
2 800 m2 më shumë për qendrën tregëtare në stadiumin e ri në Tiranë
Partia Demokratike ka denoncuar sot një ndërhyrje të re në projektin e stadiumit të ri në Tiranë, ku përmes një vendimi, shtohen edhe 2800 m2 në funksion të qendrës tregëtare.
Nuk ndryshon paga minimale, mbetet 22 mijë lekë
Qeveria lë të pandryshuar pagën minimale, ndërkohë zbatohet vendimi i gjykatës që rrëzoi vendosjen e pagës së referencës për kontributet e sigurimeve të profesioneve të lira. Ndërkaq, për ata që kanë tituj shkencor, për kuotën e kontributeve vendoset masa 5% e titullit.
"TemaTv"
Kushtetuesja u hap rrugë monopoleve në mediat audiovizive
Shoqata e Mediave Elektronike (SHMESH) i ka kërkuar para disa kohësh Gjykatës Kushtetuese që të vendosë shpalljen të papajtueshme me Kushtetutën të përmbajtjes së paragrafit të tretë të nenit 62 të Ligjit nr. 97, datë 04.03.2013 “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.