Vangjel Tavo

Kolloqithje me rigon/Për Vangjelin Kuq e Zi në Himarë!

Postuar në 03 Gusht, 2024 21:50

Dritan Hila, gazetari, shkruan se nesër në Himarë votohet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si? Sipas tij nëse votohet Gjikuria plotësohet aksi Dropull-Finiq-Himarë që mandej do kërkohet për Asocacion dhe mandej autonomi e shkëputje.

Hila thotë se këtë e ka thënë Beleri dhe Stavri Marko. Ç’a të thuash d.m.th! 

Lidhet Besa në Labëri, votojmë Tavon që në Himarë të mos flitet greqisht

Postuar në 24 Korrik, 2024 23:05

Shoqata "Labëria" i doli në mbështetje kandidatit socialist për Bashkinë e Himarës, dropullitit Vangjel Tavo.

Në një nga takimet e kandidatit të majtë, një prej përfaqësuesve të shoqatës u kërkoi të pranishmëve t’i japin votën minoritarit Vangjel Tavo, në mënyrë që pas 4 gushtit në Himarë “të mos flitet greqisht, po të flitet shqip, ashtu siç duhet folur”.

 

Vangjeli pa vetulla ka nisur tê besojë se ndjek gjurmët e Shën Kozmait

Postuar në 08 Korrik, 2024 23:11

Ka thënë sot në "Të Paekspozuarit" Vangje Tavua, që do kandidojë më 4 gusht në Himarë: 

Më ka shtyrë Himara dhe zgjidhja e problemeve, krizave dhe rivendosja e normalitetit. Jam i bindur që në muajt e parë të mandatit tim, Himara, ashtu si bashkitë e tjera do të jetë në normalitet të plotë, qytetarët do të marrin shërbim në mënyrë të barabartë dhe do të kenë përfaqësues që do t'i përfaqësoj denjësisht, të majtë, të djathtë, ata që ndihen grekë dhe ata që nuk ndihen grekë

Vangjel Tavo emërohet prefekt i Vlorës

Postuar në 13 Mars, 2024 19:45

Vangjel Tavo është emëruar prefekti i ri i qarkut të Vlorës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, e cila ka shkarkuar Flamur Mamajn, duke i dhënë detyrën e tij ish-deputetit Tavo.

Mamaj e ka mbajtur detyrën e prefektit prej nëntorit të vitit 2017.

Ndërsa Tavo ka përfaqësuar Gjirokastrën në Parlament për disa mandate, fillimisht nën siglën e Partisë Socialiste e më pas nën atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ai ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013.

Ule Bishtin!

Postuar në 03 Janar, 2024 17:19

Në media qarkullon një lajm sipas të cilit kryeministri Edi Rama i ka propozuar Vangjel Tavos, ish-deputet i LSI-së që të marrë drejtimin e Bashkisë Himarë. Jorgo Goro pra ikën sepse humbi, Beleri nuk vjen dot sepse kështu i dhitet surrati kryeministrit trim që nuk po di si të faktojë sesi i vodhën zgjedhjet në Himarë. Dhe ja sipas këtij varianti duhet të vijë Tavo.

Apel qeverisë: Mbroni kalanë e Gjirokastrës

Postuar në 15 Shkurt, 2018 11:10

Edhe pas shumë ditësh denoncimi në media e rrjete sociale për rrezikun e shembjes së Kalasë së Gjirokastrës, nuk është marrë asnjë masë e nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Kalaja e qytetit të Gjirokastrës ka pësuar çarje në pjesë të mëdha të murit të saj, duke rrezikuar seriozisht shembjen. Ka një rrëshqitje të një pjese shkëmbi në zonën poshtë Kullës së Sahatit, e cila vë në rrezik tërë Kalanë, monument kulture i kategorisë së parë.

Përplasja PS-LSI në Gjirokastër, Tavo: Nuhas prishje të marrëveshjes

Postuar në 23 Shtator, 2015 09:07

Zgjedhja e Këshillave të Qarkut ka nxjerrë në pah përplasjet e brendshme të koalicionit mes PS dhe LSI. Shkak është bërë së fundmi debati në Girokastër mes dy forcave të koalicionit të majtë për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut. Sipas përfaqësuesit të grupit të këshilltarëve të PS-së, Shkëlqim Guçe, LSI shkeli marrëveshjen paraprake për emrin e kryetarit të ri të qarkut propozuar nga aleanca e majtë. Por ndërkohë nga ana tjetër LSI pranon se ka pasur një marrëveshje paraprake, që kandidatura për kryetar qarku të propozohej nga PS, por me konsensus.

Subscribe to RSS - Vangjel Tavo